Sociale

Koncesioni i laboratorëve, KLSH: Rritje kostosh, rrezikohen shërbimet

10:10 - 26.02.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kontrollit të Lartë të Shtetit ka hartuar një raport të detajuar në lidhje me koncesionet në Shëndetësi dhe ofrimin e shërbimeve laboratorike spitalore. Gjatë auditimit janë gjetur problematika të shumta në kontratën që parashikon ofrimin e shërbimit laboratorik për një periudhë 10-vjeçare, me një kosto totale prej rreth 106 milionë eurosh, sipas projektbuxhetit 2020, por që po rezultojnë në rritje që në vitin e parë të aktivitetit. KLSH-ja konstaton se vendosja e kufizimeve buxhetore në kuadër të vlerës totale mujore të lejuar për të shpenzuar dhe, duke pasur parasysh tarifat e ofrimit të shërbimit të ofruar, sjell riskun e mosofrimit të shërbimit apo tejkalimit të buxhetit në rast të nevojave emergjente.




KLSH
Sipas KLSH-së, koncesioni paraqet pagesa të shtuara në drejtim të Buxhetit të Shtetit si pasojë e projektimeve të gabuara të numrit të analizave, mungesës së të dhënave të ponderuara me bazë çmimin dhe kthim nga investimi më i lartë se ai i deklaruar për koncesionarin si pasojë e gabimeve në vlerat e paraqitura në flukset e parasë në krahasim me supozimet përkatëse. Sipas raportit, ka gabime materiale në strukturën e financimit për vlerën e të ardhurave, shpenzimeve operative dhe investimeve dhe kryerja e analizave të paargumentuara në lidhje me sasinë dhe koston e shërbimit të ofruar. Kontrolli i lartë i Shtetit ka gjetur se që në vitin e parë të zbatimit të tij, qeveria është detyruar të paguajë më shumë sesa parashikimi për shkak të projektimit të gabuar të numrit të analizave. Sipas KLSH-së, “Projekti koncesionar/PPP vetëm në vitin e parë të implementimit të tij sipas studimit të fizibilitetit ka përcaktuar rritjen në financim të kërkuar me rreth 3.3 milionë euro nga situata ekzistuese. Sipas argumentimit të bërë në studimin e fizibilitetit, financimi aktual vlerësohet në rreth 5.4 milionë euro dhe shpenzim i kërkuar për implementimin e PPP në vitin e parë vlerësohet në 8.7 milionë euro, nëse ky projekt do të realizohet duke argumentuar shtesën në financim prej 3.3 milionë euro si në vijim: 1.595 milionë euro si pasojë e rritjes së aksesit të popullatës në shërbimet laboratorike dhe shtimit të gamës së analizave të ofruara, nëpërmjet rritjes së përpjesëtimit të analizave më të shtrenjta, 0.69 milionë euro si pasojë e krijimit të kontrolleve të brendshme të cilësisë, akreditimeve ISO, trajnimeve dhe mirëmbajtjes parandaluese, 0.235 milion euro si pasojë e shpenzimeve të transportit për mostrat në vend të udhëtimit të pacientëve drejt Tiranës, 0.95 milion euro si pasojë e përmirësimit të pajisjeve dhe infrastrukturës dhe futjes së sistemeve IT”, sipas raportit. “Shpenzimi aktual për laboratorët spitalorë nuk evidentohet veçmas në programet buxhetore të Ministrisë së Shëndetësisë. Pagesat e kërkuara për implementimin e projektit përfshijnë flukse dalëse nga shpenzimet operative. Nga auditimi konstatohet se rritja e kërkuar për pagesat e projektuara fikse në nivel tavani nuk rezulton të jetë e parashikuar në programin buxhetor afatmesëm si një zë më vete, sikurse është referuar edhe nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë në shkresën përkatëse të mësipërme. Pavarësisht evidentimit të këtij fakti në lidhje me përballueshmërinë e këtij projekti për Buxhetin e Shtetit është shprehur dakordësia në parim, pa refuzuar me vendim vijueshmërinë e projektit në stadet e mëpasshme”, thuhet në raport.

Rekomandimi
KLSH-ja rekomandon se nga ana e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë duhet të analizohen të gjitha elementet ekonomike dhe financiare të projektit dhe të refuzohen projektet, të cilat paraqesin mangësi në drejtim të treguesve financiarë të projektit, mangësi, gabime dhe mospërputhje materiale ndërmjet zërave financiarë dhe analiza të gabuara. Ministria e Financave, në bashkëpunim me autoritetin kontraktor duhet të analizojnë efektet e problematikave të identifikuara më sipër në studimin e fizibilietit, të cilat janë mbartur në kontratë me qëllim ezaurimin e të gjitha hapave ligjore për eliminimin e efekteve negative financiare për Buxhetin e Shtetit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.