BOTA

Koronavirusi/ Kreu i Mbrojtjes Civile: 50% e të prekurve mjekim në shtëpi

21:50 - 26.02.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Mbrojtjes Cvile në vend tha se 50% e të prekurve nga koronavirusi nuk kanë nevojë për kura në spital. Nga 400 të prekur, 221 janë në izolim në shtëpi,  140 ndodhen të shtruar në spital ndërsa 36 janë të shtruar në terapinë intensive, shkruan Tgcom24.




Gjatë të mërkurës, numri i fluturimeve drejt veriut dhe verilindjes së Italisë ka rënë ndjeshëm, deri në 24% më pak krahasuar me të njëjtën datë të dy viteve më parë. Nga ana tjetër, British Airëays anuloi të gjitha fluturimet për në Milano deri në 11 mars.

Kujtojmë se, një grua në Piacenza Itali e prekur nga koronavirusi ka lindur një foshnje të shëndetshme. Lajmi është bërë i ditur nga këshilltari rajonal për Shëndetin në rajonin e Emilia-Romagna, i cili ka thënë se foshnja e lindur nga një nënë e infektuar nga koronavirusi pas testit ka dalë negativ ndaj virusit të tmerrshëm.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.