BOTA

Po kalonte me motoskaf 8 shqiptarë për ti dërguar në Britani, pranga 64-vjeçarit

20:03 - 26.02.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 64-vjeçar nga Anglia është dënuar me 44 muaj burg, pasi u kap nga roja bregdetare angleze, duke trafikuar drejt ishullit 8 shqiptarë me një motoskaf.




Gjykata e Kurorës së Portsmuthit e shpalli fajtor babanë e dy fëmijëve, ndërkohë që u zbulua se ai kishte dënim të pashlyer që prej vitit 1971. Ai gjithashtu duhet që të kryejë dënimin prej 902 ditësh.

Charles Lynch po drejtonte një motoskaf 14 metra të gjatë, ku ndodheshin dy fëmijë, dy gra dhe pesë burra, të gjithë nga Shqipëria.

Ata ishin veshur mirë, në përpjekje për të gënjyer policinë se ndodheshin aty në një udhëtim biznesi.  64 vjeçari u tha agjentëve se ishte gjerman, por shpejt u zbulua se ai mbante dokumente të falsifikuar.

Nga hetimet e mëtejshme rezultoi se ai ishte arratisur nga burgu më 1992, ku vuante në dënim për mashtrim dhe vjedhje. Për më tepër, ndaj tij kishte pasur akuza për pedofili. Ndërkohë shqiptarët janë marrë në dorëzim nga autoritetet dhe ndaj tyre ka nisur procedura e depërtimit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.