Kryesore

Rama gënjen (ndoshta pa dashje) në Moskë dhe gjen rastin të shajë Lulzim Bashën në sy të Lavrovit

13:48 - 26.02.20 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në një konferencë të përbashkët në Moskë, me kreun e diplomacisë ruse Sergey Lavrov, kreu i qeverisë shqiptare tha se marrëdhëniet dhe komunikimet politike mes dy vendeve janë shkëputur që në kohën e ikjes së Stalinit, duke cituar çka ambasadori rus i tha para së të mbërrinte në Rusi.




Por ministri i Jashtëm Lavrov, tha se në vitin 2004 ai ka qenë personalisht në Shqipëri në statusin e kryeministrit, ku është takuar me ministrin e Jashtëm të asaj kohe. Lavrov tha se kanë nënshkruar një traktat miqësie në atë kohë, por që nuk u ratifikua pasi “pala shqiptare e harroi këtë dokument”.

Duke marrë sërish fjalën, kryeministri Edi Rama tha se me t’u kthyer në Shqipëri do ta rishikojë këtë dokument, edhe pse të qeverisë së mëparshme, për ta bërë efektiv si shenjë të bashkëpunimit me Rusinë, për të cilin të dy liderët ishin një zëri se duhet zhvilluar më tej.  Në atë kohë qeverinë e ka drejtuar Fatos Nano, ndërsa ministër i jashtëm ka qenë Kastriot Islami, ndërkohë që kryeministri Edi Rama, gaboi kur tha se “ministër i jashtë në atë kohë ka qenë lideri i sotëm i opozitës”, që aktualisht është Lulzim Basha.

Ndoshta nga padija, kryeministri ka gënjyer kur ja ka mveshur Bashes firmosjen e paktit famekeq me Rusine ne vitin 2004. Ne ate kohe kjo marreveshje u firmos nga ish-ministri i Jashtem i PS, Kastriot Islami dhe jo nga opozita e sotme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.