AKTUALITET

“Thjesht një qendër komerciale, porosi e oligarkëve”, reagon Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit: Nuk do të tërhiqemi

17:01 - 26.02.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Bashkia Tiranë me anë të një deklarate për mediat njoftoi ditën e sotme se Teatrit i ri Kombëtar do të ndërtohet si një investim me fonde publike, duke u rrëzuar marrëveshja e ndërtimit të Teatrit me dy kulla nga Fusha.shpk.




Pas kësaj deklara ka ardhur dhe një reagim nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit , ku shprehen se: Qeveria dhe Bashkia me një deklaratë të mekur pranuan dështimin për të çuar deri në fund projektin kriminal për të shembur Teatrin Kombëtar.

Ndër të tjera, ata shpreh se projekti ra pasi nuk ka dhe nuk ka për të patur ndonjëherë lidhje me një teatër, pasi ishte thjeshtë një qendër komerciale, porosi e oligarkëve dhe klikës në pushtet për të krijuar një fabul që t´i  hapte rrugë shembjes së teatrit.

“ nuk do të tërhiqemi pa i rikthyer çdo centimetër të cënuar pronës së teatrit si pasurisë publike”, thuhet më tej në njoftimin zyrtarë.

Reagimi i plotë:

Teatri Kombëtar, pasuri publike!

Qeveria dhe Bashkia me një deklaratë të mekur pranuan dështimin për të çuar deri në fund projektin kriminal për të shembur Teatrin Kombëtar

Ligji special ra sepse në themel të tij kishte ndërtimin e Teatrit të ri më skemën e Partneritetit Publik-Privat-ky ishte dhe qëllimi i Ligjit, dhe nuk e dimë se ç’pritet akoma që Ligji të tërhiqet.

Projekti ra, sepse nuk kishte, nuk ka dhe nuk ka për të patur ndonjëherë lidhje me një teatër, ishte thjesht një qendër komerciale, porosi e oligarkëve dhe klikës në pushtet, për të krijuar një fabul që t’i hapte rrugë shembjes së Teatrit Kombëtar.

Fitorja e parë e madhe është që prona publike i mbetet qytetarëve megjithëse është cënuar në një kohë të shkuar, dhe nuk do të tërhiqemi pa i rikthyer çdo centimetër të cënuar pronës së teatrit si pasurisë publike

Tani çështja është publike, dhe publiku do që godina të restaurohet, dhe ashtu do të bëhët.

Ne si Aleancë kemi komunikuar dhe mbajtur marrëdhënie vetëm me ata që kanë dëshiruar që ditën e parë restaurimin e Teatrit, konservimin e vlerave, me këtë matricë kemi dalë në publik dhe për këtë njerëzit na kanë mbështetur. Asnjë veprim nuk do të ndërmerret pa një konsultim të gjerë publik për projektin restaurator që i konservon më mirë vlerat që ka Teatri.

Kujdes, kjo nuk është fitore përfundimtare!

Kauza jonë i është ndërtuar mbi themelet e drejtësisë, kjo është arsyeja që njerëzit na kanë mbështetur, se përndryshe do të përfundonim si ndonjë grup estetësh, ndaj ka qenë e pastër në mesazh dhe e pakontestueshme.

Kjo kauzë në kuptimin operativ do të mbyllet kur Teatri të futet në procesin e restaurimit, por si një kauzë për drejtësi nuk mund të mbyllet, derisa çdo qytetar i Shqipërisë të mos marrë drejtësi në çdo cep të territorit.

ALEANCA PËR MBROJTJEN E TEATRIT

26 shkurt 2020

#amtzyrtare #europanostra #rroftëteatri


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.