AKTUALITET

Vdekja e Nexhmije Hoxhës, personeli mjekësor: Nuk ka informacione se ka pasur sëmundje

18:18 - 26.02.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nexhmije Hoxha, e veja e diktatorit Enver Hoxha ka ndërruar jetë ditën e sotme rreth orës 15:00.




Gazetari Erjon Skëndaj ka qenë pranë shtëpisë së saj në Laprakë, ku ka qëndruar një ambulancë e urgjencës kombëtare me një personel mjekësor.

Ata kanë thënë për gazetarin Skëndaj se Nexhmije Hoxha ka vdekur rreth orës 15:00. “Nuk ka informacion se ka pasur sëmundshmëri. Vdekja mendohet se ka ardhur për shkaqe natyrale”, raportoi Skëndaj për “BalkanËeb”, duke shtuar se në vend ndodheshin pak familjarë.

Nexhmije Hoxha do të përcillet nesër në mesditë në banesën e fundit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.