BOTA

Itali/ Arrin në 14 numri i viktimave nga koronavirusi , 528 të prekur

18:02 - 27.02.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Koronavirusi ka shënuar 2 viktima të tjera në Itali duke e çuar në 14 numrin e tyre, ndërkohë numri  të prekurve është 528.




Mediat italiane raportojnë se 46 persona janë rekuperuar nga sëmundja.

E shëruara e parë nga ky virus është një 47-vjeçare nga rajoni i Venetos, e cila tha për të përditshmen Corriere della Sera se kishte marrë vetëm një ilaç për dhimbje koke dhe asgjë më shumë. Nuk kishte pasur temperature dhe mjekët e kishin këshilluar të merrte antigrip të zakonshëm në shtëpi.

Autoritetet lokale në Milano thanë se së shpejti do t’i jepet fund gjendjes së jashtëzakonshme dhe se do të hapen gradualisht institucionet publike, teatrot, muzetë e shkollat.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.