Kronikë

Ngjarja e rëndë në Mirditë/ Fshihej prej 2 ditësh në pyll, familjarët negociuan për ta dorëzuar Fatmir Kolecajn në Polici

19:50 - 27.02.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Fatmir Kolecaj, autori i cili vrau ish-gruan dhe vëllain e saj në Mirditë, fshihej në pyllin e Zejmenit afër banesës së tij.




Raportohet se familjarët tentuan dhe negociuan që ta dorëzonin Fatmir Kolecajn në Polici por ky i fundit nuk pranonte.

Sot Kolecaj vendosi që të shkonte në shtëpinë e tij duke u futur nga mbrapa saj por u pikas nga Policia. Fillimisht FNSH e Shkodrës në bashkëpunim me Policinë e Mirditës rrethuan banesën duke i bërë thirrje të dorëzohej dhe të linte armën.

Dyshohet se Kolecaj kishte në dorë armën me të cilën kreu edhe vrasjen e dyfishtë më 25 shkurt, duke plagosur edhe një efektiv policie të FNSH-së së Shkodrës i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Më pas Fatmir Kolecaj ka vendosur t’i japë fund jetës duke qëlluar veten me armën e zjarrit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.