POLITIKË

“Pranoi të ishte kurban i Ramës”, Kejdi Mehmetaj: Etilda Gjonaj të dorëhiqet

18:01 - 27.02.20 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj ka deklaruar sot se ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj duhet të shfaqte shenja pendese dhe të dorëhiqej në vend se t’i kundërvihej presidentit të Republikës.




“Sa mirë do të ishte që Etilda Gjonaj sot të jepte dorëheqjen, të shfaqte shenja pendese përpara shqiptarëve e të përballej sa më parë me SPAK, çdo gjë tjetër vetëm i shtohet turrës së gënjeshtrave, falsifikimeve e turpeve.

Znj.Gjonaj është pjesë e padiskutueshme e klanit kriminal brenda qeverisë që dhunoi Kushtetutën, që falsifikoi dokumentat, që tenton me kthetrat gjigande të kap çdo institucion të pavarur të shtetit, me aktin final kapjen e Gjykatës Kushtetuese.

Etildës tani i ka mbetur vetëm të përballet me drejtësinë, aty ndoshta do ti dhimbset vetja që pranoi të ishte një tjetër “kurban” i Edi Ramës”, shkruan Kejdi Mehmetaj në faqen e saj në “Facebook”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.