POLITIKË

“Skemë mafioze kundër Kushtetutës”, Braimllari: Etilda Gjonaj, koha për SPAK-un!

18:48 - 27.02.20 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sekretari i marrëdhënieve me jashtë i LSI-së, Eriol Braimllari ka kërkuar që SPAK-un të vendosë drejtësinë përsa i përket përpjekjes së maxhorancës për uzurpimin e Gjykatës Kushtetuese.




POSTIMI I PLOTE

“Tik-Tak, it’s time for SPAK!

Deklarata e sotme e Ministres së Drejtësisë shënon thjesht nisjen e fushatës mediatike të mbrojtjes së qeverisë nga opinioni publik, i cili i njohur nga Presidenti i Republikës për shkeljet e qeverisë pret me padurim ndëshkimin e autorëve.

Një fushatë intensive ku figura kryesore të pushtetit, pritet të përfshihen në gënjeshtra juridiko-politike që do furnizojnë opinionin publik me propagandë masive.

Jam i bindur se edhe në Kongresin e Partisë Socialiste, Ministres Gjonaj do ti thuren lavde deri madje mund të gradohet me ndonjë post të lartë partiak; jo si shembull i një gruaje të suksesshme, por si promovim i modelit të mafiozëve që kryejnë porositë e partisë me devotshmëri.

Njerëzit e qeverisë të përfshirë në skemën mafioze i kuptojnë shumë mirë përgjegjësitë tepër të rënda të veprimeve të kryera në funksion të uzurpimit të Gjykatës Kushtetuese.

Ndaj Ministrja Gjonaj nuk guxoi të hapte gojën për akuzat e drejtpërdrejta, për të cilat publiku pret me padurim drejtësinë e SPAK-ut.

Edi Rama dhe qeveria kanë të gjithë përgjegjësinë për aktet anti kushtetuese dhe anti ligjore në kthimin e Shqipërisë në të vetmin shtet në botë pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të Lartë, prej 3 vitesh tashmë.

Është fat i paracaktuar që për një shtet pa Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë që garantojnë shtetin e së drejtës dhe liritë e të drejtat themelore të njeriut, rruga e integrimit evropian të jetë jo vetëm e vështirë por gati e pamundur.

Ndaj koha nuk pret dhe qytetarët nuk mund të presin më! Shqiptarët presin SPAK-un të bëjë detyrën. Ata presin drejtësi dhe shtet të së drejtës”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.