AKTUALITET

Arrestimi i Henri Çilit, reagon senati Akademik i Universitetit Europian të Tiranës: Nuk kemi lidhje me ndalimin e tij

15:13 - 28.02.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Senati Akademik i Universitetit Europian të Tiranës ka reaguar në lidhje me arrestimin e botuesit dhe analistit Henri Çili.




Në një mbledhje të zhvilluar ditën e sotme, rektorati sqaron se ndalimi i z.Henri Çili nuk ka asnjë lidhje me veprimtarinë e UET dhe European Education Initiative shpk, që ka në pronësi këtë universitet.

“Në interes të informimit të drejtë publik, Senati Akademik i Universitetit Europian të Tiranës sqaron se ndalimi i z. Henri Çili nuk ka asnjë lidhje me veprimtarinë e UET dhe European Education Initiative shpk, që ka në pronësi këtë universitet. Performanca ekselente i ka dhënë këtij Universiteti statusin e një aktori publik me rëndësi kombëtare dhe më gjerë, ndaj ne si anëtarë të Senatit Akademik reagojmë me indinjatë ndaj pasaktësive, spekulimeve ose dashakeqësive në raportimin e ngjarjes së sotme, duke sqaruar se thirrja e z. Cili në organet e drejtësisë lidhet me dhënien sqarime mbi Legal Studio shpk, i cili është një entitet krejtësisht i pavarur nga Universiteti Europian i Tiranës. “ – thuhet në qëndrimin e Senatit të UET, i cili është firmosur në unanimitet nga të gjithë anëtarët.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.