Kronikë

Helmimi i nxënësve në Fier/ “Nuk marrim frymë”, flet mjeku: Presim analizat për të zbuluar të vërtetën

16:08 - 28.02.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mjeku reanimtor, Klinton Gjerazi ka dhënë detaje në lidhje me nxënësit  e gjimnazit “Janaq Kilica” në Fier të cilët u dërguan me urgjencë në spital pak orë më parë.




Mjeku hedh poshtë pretendimet se nxënësit mund të jenë helmuar, duke sqaruar se shenjat që ata kanë shfaqur nuk kanë lidhje me shenjat e helmimit.  Sipas Gjerazit, në spital janë shtatë nxënës dhe tre arsimatë, të cilët kanë marrë menjëherë shërbimin mjekësor, ndërsa pritet t´iu bëhen analizat e gjakur dhe ato biokimike për të zbuluar se ccfarë ka ndodhur në të vërtetë.

“Urgjenca ka reaguar në mënyrë perfekte dhe shumë të shpejtë. Të gjithë nxënësit kanë ardhur me shpejtësi. Është ngritur një ekip pune, ishim të gjithë prezentë. Ankesat ishin kryesisht të sferës respiratorë, nuk marrim frymë, kemi aromë të keqe, provokonin të vjella, por nuk kanë vjellur”, thekson mjeku.

Sipas jush pse mund të ketë ndodhur?

Pacientët thonë se ishte një aromë e keqe, që iu ngacmoi fytin. Helmimi ka kritere të tjera, duhet të kenë konsumuar ushqim ose një lëndë të përbashkët, që të ketë helmim masiv. Nuk kishte asnjë parametër të prishur.

Sa nxënës janë?

Shtatë nxënës dhe tre arsimtare. I ekzaminuam me grafi dhe nuk rezultoi asnjë lloj reperti hormonar. Shqetësimet mund të kenë qenë ndoshta ngaqë është fazë virozësh stinore. Diagnoza jonë nuk është akoma e plotë, pasi atyre iu është marrë analizë gjaku dhe biokimike. Më shumë ishte një atak i tipit të panikut dhe një shqetësim, që nuk di si t’ja vë emrin.

Nuk ka rrezik imediat të jetës, të gjithë janë jashtë rrezikut. Sa të dalin analizat, nëse nuk do të kenë asnjë lloj shqetësimi, do të largohen për në shtëpi. Kur të dalin analizat, do të flasim, por helmimi ka të tjera kritere. Thjesht ishte një aromë e keqe, por ne nuk jemi në luftë kimike apo në Luftën e Parë Botërore, që u hodh gaz dhe u luftua me gaz.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.