Kryesore

Ish-banori i ‘Big Brother’: Jetoj ende me lekët e babit

11:13 - 28.02.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një nga çiftet më simpatikë të “Big Brother Love Edition”, Katerina dhe Lupçe, ishin të ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku treguan përditshmërinë e tyre larg vëmendjes mediatike, jetën në fshat dhe se si kanë shkuar këto vite për ta.Të njohur që në fëmijëri, çifti bashkëjeton në shtëpinë e Lupçes, në fshatin Pustec të Korçës.




Lupçe tregoi se bashkëjetesa po shkon mirë, edhe pse për fat të keq është vështirë për punë, ndaj detyrohet të kërkojë ndihmë financiare nga prindërit.Ai tregoi pa komplekse se nuk ka mundur të gjejë një vend pune me një rrogë e cila do e ndihmonte të përballonte jetesën.“Gjatë gjithë ditës unë dal, vetëm shëtis, jam gjithnjë në makinë, vetëm bredh me shokë lart e poshtë”, tregoi Lupçe, duke mos fshehur asnjë detaj.

Kur Bieta e pyeti se si ia del me shpenzimet, ai pranoi se nuk punon, por jeton me paratë e të atit, pasi vetë ende nuk ka një punë të qëndrueshme. Sinqeriteti i tij është vlerësuar nga publiku, por dhe ka shkaktuar mjaft të qeshura.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.