AKTUALITET

“Janë testuar 18 persona, asnjë rast me Coronavirus” Manastirliu: Shqipëria s’mund të jetë imun

10:29 - 28.02.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shqipëria nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus. Deklarata vjen nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në mbledhjen e Task Forcës, e cila u shpreh se 18 personat e testuar kanë rezultuar negativë.




“Shqipëria nuk mund të jetë imun ndaj një rreziku si koronavirusi, por jemi bashkë për të bërë më të mirën e mundshme. Deri më tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar, janë testuar 18 persona, që rezultojnë negative.

Përveç mjeteve të mbrojtjes personale dhe stokut ekzistues, ka nisur puna për të shpërndarë 1.2 mln maska kirurgjikale në strukturat e parësorit dhe spitale. 1 mln $ janë rialokuar dhe janë shtesë në buxhetet e spitaleve për të patur stokun e mjaftueshëm për cdo skenar potencial.” u shpreh Manastirliu.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.