Kronikë

Konflikt me fqinjin/ I përplas me dashje makinën e parkuar, ja si e pësoi shkodrani

17:59 - 28.02.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 32-vjeçar në Shkodër ka rënë në prangat e policisë, pasi ka përplasur me dashje makinën e shtetasit me iniciale D.K, me të cilin ka pasur konflikte të mëparshme.




Shtetasi me inicialet M.L ka rezultuar se ka qënë në gjendje të dehur.

Sipas Policisë, nga ngjarja ka mbetur i plagosur vetë 32-vjeçari.

Njoftimi i policisë:

Shkodër

Nën efektin e alkoolit duke drejtuar mjetin e tij, përplas me dashje mjetin e një shtetasi me të cilin kishte konflikt. Arrestohet në flagrancë nga policia. Forcat policore të Shkodrës arrestuan në flagrancë shtetasin M. L., 32 vjeç, banues në Shkodër (me precedent të mëparshëm penal), pasi gjatë pasdites së ditës së djeshme, duke drejtuar mjetin e tij, ka përplasur me dashje mjetin e parkuar të shtetasit D.K., me të cilin kishte konflikte të mëparshme.

Për pasojë është lënduar vetë shtetasi M. L., i cili pas testit të alkoolit rezultoi në gjendje të dehur. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale ”Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i mjeteve në gjendje të dehur” dhe “Shkatërrim prone”.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.