POLITIKË

Mega-operacioni ku u arrestua Henri Çili, reagon ministri Lleshaj: Droga dhe krimi nuk mund të kenë vend tek ne

13:23 - 28.02.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar përmes një postimi në “Twitter” pas detajeve të bëra publike nga drejtori i policisë së shtetit Ardi Veliu për operacionin e bujshëm “Mezhgorani” ku u arrestua botuesi i njohur Henri Çili.




Në postimin e tij, Lleshaj shkruan se droga dhe krimi nuk mund të kenë vend tek ne teksa përgëzon dhe policinë dhe prokurorinë.

“Policia dhe Prokuroria dhanë sot një tjetër provë të rëndësishme të seriozitetit në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar. Reforma në Drejtësi po sjell përditë rezultate. Droga dhe krimi nuk mund të kenë vend tek ne. Përgëzime për punën e Policisë dhe Prokurorisë ”, shkruan Lleshaj.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.