AKTUALITET

Mori para e prona nga lazaratësit/ Premtoi se do të nxirrte nga burgu të dënuarit përjetë. Detajet nga arrestimi i Henri Çilit

09:41 - 28.02.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të tjera detaje zbulohen për operacionin që çoi në arrestimin e botuesit dhe analistit të njohur Henri Çili. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi se policia ka nisur një operacion pas urdhër arresteve të lëshuara nga prokuroria e Përmetit me akuzën për ndikim të paligjshëm ndaj një gjyqtari për lirimin e një personit të dënuari. Bëhet fjalë për ndikim ndaj një gjyqtari.




Nga hetimet është zbuluar një rrjet i tërë personash të përshirë. Nga prokuroria janë bërë muaj të tërë hetime e vëzhgime. 7 urdhër-arreste janë ekzekutuar në Tiranë e Përmet.Janë shoqëruar dhe persona të tjerë që mund të kenë dijeni për ngjarjen si dhe janë bërë dhe kontrolle banesash. Po kështu sipas Bezat, është ushtruar kontroll dhe në universitetin që drejtohet nga z. Çili Universiteti Europian i Tiranës, për të gjetur personin në fjalë, i cili më pas është lokalizuar në banesën e tij, ku dhe i është bërë i ditur urdhri i arrestit.

Fillimisht është bërë shoqërimi i tij në policinë e Tiranës dhe më pas është dërguar në policinë e Gjirokastrës. Procedimi ka nisur që në shtator 2019, për akuza si ushtrim i paligjshëm i ndikimit te organet e drejtësisë, mashtrim, falsifikim, pastrim parash.

Hetimet kanë nisur për prodhim dhe shitje narkotikësh. Gjatë hetimeve prokuroria zbuloi kumunikime mes Henri Çilit dhe babait të Arbion Alikos. Çili i mori shuma të konsiderueshme parash apartament dyqan dhe prona të tjera me premtimin se do e ndihmonte ta nxirte të birin nga burgu seksioni i hetimit në Policinë e Gjirokastrës ka ndërmarrë një operacion që është shtrirë në disa qytete. Ka bërë kontrolle në banesa dhe janë sekuestruar armë dhe municione.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.