BLUETOOTH

Hetimet për trafik droge/ Përgjimet zbulojnë edhe emrin e Marina Farës, policia kontroll në shtëpinë e saj

10:34 - 29.02.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në media njihet si Marina Fara, vajza e këngëtares së dashur Eli Fara. Që në daljet e saj të para, ajo ra në sy për format seksi. E, në fakt, kaq i mjaftoi për të gjetur shpejt rrugën e famës. Marina e pa veten si kryeartikull në lajmet e showbizzit. Herë për pozat seksi, e herë për historitë e dështuara të dashurisë, ajo ia doli të merrte famën e një “VIP”. Por, në fakt, pak e dinë që në fakt, Marina quhet Roxhensa dhe nuk ka mbiemrin e të ëmës, por të babait, pra Roxhensa Vangjush Kapurani. Emri i saj doli në superaksionin e policisë ditën e djeshme, ku u arrestuan mbi 30 persona, ndër ta edhe analisti Henri Çili?




Burime pranë Policisë bëjnë me dije për ‘Gazeta Shqiptare’ se emri i saj ka dalë në këto përgjime, në rrjetin e personave që është arrestuar për drogë. Policia, bëhet me dije për “Gazeta Shqiptare”, ka ushtruar tashmë kontrolle në banesën e saj dhe nga ana e prokurorisë do të kërkohet masa ‘detyrim paraqitje’. Është ende i paqartë roli që ajo ka pasur në këto përgjime, por nisur nga masa e lehtë që kërkohet nga prokuroria, Roxhensa me gjasa do të jetë kapur në biseda me njërin nga personat e arrestuar. Superoperacioni i policisë, “Mezhgorani”, çoi në pranga ditën e djeshme më shumë se 30 persona. Me akuza për “Prodhim dhe shitje i lëndëve narkotike”, “Falsifikim dokumentesh”, “Armëmbajtje pa leje”, personat janë shoqëruar në polici. Ndërkaq për vajzën e këngëtares, policia vetëm ka ushtruar kontroll banese.

Sa i përket jetës private, Marina nuk është parë në shoqërinë e një mashkulli që nga ndarja e saj me të fejuarin Edi. Vajza e këngëtares së njohur, Eli Fara i ka dhënë fund lidhjes me të fejuarin e saj biznesmen, Edi Ismaili. Një nga çiftet më të përfolura kohët e fundit i kanë dhënë fund historisë së tyre rreh 1 muaj pasi u fejuan me ceremoni. Në profilet e rrjeteve sociale, Marina dhe Edi kanë fshirë të gjitha fotot ku kishin dalë bashkë, ndërsa si për të mos mjaftuar kjo kanë kthyer edhe statusin e tyre në “single”, çka do të thotë se ata nuk janë më bashkë dhe janë të hapur për lidhje të reja.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.