BLUETOOTH

Si Kejvina Kthella dhe Trejsi Sejdini braktisën Shqipërinë pas përfshirjes në skandale me të dashurit problematikë

10:03 - 29.02.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Trejsi Sejdini dhe Kejvina Kthella janë dy ndër modelet më të komentuara në media dhe rrjetet sociale. Së fundmi, ato janë larguar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe këtë e kanë treguar vetë modelet me anë të postimeve në rrjetin e tyre social “Instagram”. Siç duket pas lajmeve të bujshme për përfshirjen e vajzave më të komentuara me djem nga bota e krimit, modelet e njohura Trejsi dhe Kejvina kanë menduar të largohen për një kohë nga `zhurmat´ që qarkullonin. Pak kohë më parë, Kejvina u përfol se ishte e dashura e Redjan Rrajës, autorit të dyshuar për atentatin e prokurorit Arian Ndoja. Sipas burimeve të policisë, modelja kishte biseda të shpeshta telefonike me 34-vjeçarin Rraja. Për më tepër, uniformat blu sekuestruan llogaritë bankare dhe telefonin e saj për të zbërthyer më shumë detaje.




Për më tepër u bë e ditur se Kejvina kishte në përdorim një makinë luksoze, që ishte në pronësi të 34-vjeçarit. Mirëpo, as modelja Trejsi Sejdini nuk i ka shpëtuar lajmeve të kronikës së zezë, pasi lidhja e saj me `kokën´ e Klanit Leonard Duka ishte në qendër të vëmendjes së mediave për një kohë të gjatë. Leonard Duka ishte një prej personave të shpallur në kërkim për vrasjen e ish-policit, Santiago Malkos. Duka është një nga krerët e një bande të rrezikshme në Tiranë, ndërsa familja e tij zotëron një sërë biznesesh në kryeqytet. Ai i ka dhuruar modeles Sejdini një makinë tip “Mercedes Benz GLE V8 Biturbo” me çmim 150 mijë euro, automjet ky më vonë u sekuestrua nga policia ndërsa edhe vetë ish-missi është shoqëruar në polici në prill. Duket se pas “skandaleve” që qarkulluan në media, dy bukuroshet kanë vendosur të largohen nga Shqipëria. Tashmë, vajzat kanë vendosur të vazhdojnë jetën e tyre duke lënë pas gjithçka dhe po shijojnë jetën në SHBA.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.