Kryesore

Provim i dixhitalizuar për infermierët e fizioterapistët prej fillimit të marsit

11:01 - 02.03.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Voltiza Duro – Prej fillimit të muajit mars të këtij viti, do të zhvillohen testimet e dixhitalizuara për punësimin e infermierëve, fizioterapistëve, teknikëve të laboratorit, atyre të imazherisë si dhe mamive. “Ju bëjmë me dije se duke nisur nga fillimi i muajit Mars 2020, pranë Qendrës së Shërbimeve Arsimore (më poshtë QSHA), me adresë: Bulevardi “Zhan D’Ark”, Nr. 23, Tiranë (ish-ATSH), do të zhvillohet provimi i digjitalizuar për punësimin si teknik i shkencave mjekësore. Në vijim do të publikohet kalendari me profilet, datat dhe oraret përkatëse për zhvillimin e provimit”,-thekson Qendra e Shërbimeve Arsimore.




Dokumentacioni
Ndërkohë, kandidati duhet të paraqitet pranë QSHA-së 30 minuta para fillimit provimit dhe duhet të jetë i pajisur me letërnjoftim (kartë ID ose pasaportë, dokumenti origjinal); kopje të kartës ID ose pasaportës si dhe faturën e pagesës (me vulën e bankës përkatëse) së tarifës për QSHA-në. Të gjithë aplikantët që u mungojnë këto dokumente nuk do të mund të marrin pjesë në provim. “Për paraqitjen në mjediset e provimit, kandidati duhet të ketë parasysh rregullat e mëposhtme: ndalohet marrja me vete dhe përdorimi i celularëve dhe mjeteve të tjera të komunikimit, pasi ky vlerësohet si kriter skualifikimi; ndalohet komunikimi gjatë zhvillimit të provimit; ndalohet duhani dhe konsumimi i ushqimit në mjediset e provimit. Për të gjithë kandidatët, lutemi të verifikoni identitetin, profilin, si dhe orarin e provimit në faqen zyrtare të QSHA-së në adresën ëëë.qsha.gov.al, faqja e parë “Provimet e Shtetit”, rubrika “Njoftime”, lista e kandidatëve për provimin e digjitalizuar për punësimin si teknik i shkencave mjekësore”, – thekson QSHA.

Provimi VAP
Urdhri Infermierit të Shqipërisë bën me dije se nga data 18 , 19 dhe 20 Mars 2020, bëhen regjistrimet për të gjithë ata që dëshirojnë të hyjnë në VAP Prill 2020. Për të krijuar mundësinë e pjesëmarrjes në provim, të gjithë kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë pranë zyrave ku kanë bërë regjistrimin në praktikë dokumentat e mëposhtme: Kërkesë për regjistrim në provim, ku do të përcaktoni saktë për të satën herë hyni në provim praktike; Fotokopje të diplomës dhe listës së notave. fotokopje e kartës së identitetit dhe kartës së praktikantit; Librezën e Praktikës. (Ata që e kanë dorëzuar në sezone të mëparshme, por më pas nuk janë paraqitur në provim, duhet të specifikojnë në Kërkesë sezonin kur e kanë dorëzuar). Provimi VAP do të zhvillohet gjatë muajit Prill 2020, por për datat e sakta për secilin person që dorëzon librezën, duhet të kontrolloni faqen e UISH online dhe në Facebook (Urdhri i Infermierit të Shqipërisë). Ata që e japin VAP në këtë sezon nuk kanë nevojë të bëjnë konfirmim pjesëmarrje për Provimin e Shtetit. Pasi për të gjithë fituesit e VAP,( d.m.th. herën e parë direkt pasi kanë fituar VAP) regjistrohen automatikisht për Provim Shteti.

Dokumentet dhe rregullorja

Kandidati duhet të paraqitet pranë QSHA-së 30 minuta para fillimit provimit dhe duhet të jetë i pajisur me:
1. Letërnjoftim (Kartë ID ose Pasaportë, dokumenti origjinal);
2. Kopje të Kartës ID ose Pasaportës;
3. Faturën e pagesës (me vulën e bankës përkatëse) së tarifës për QSHA-në.
*Kandidatëve të cilëve u mungojnë këto dokumente, nuk do të mund të marrin pjesë në provim.
Për paraqitjen në mjediset e provimit, kandidati duhet të ketë parasysh rregullat e mëposhtme:
1. ndalohet marrja me vete dhe përdorimi i celularëve dhe mjeteve të tjera të komunikimit, pasi ky vlerësohet si kriter skualifikimi;
2. ndalohet komunikimi gjatë zhvillimit të provimit;
3. ndalohet duhani dhe konsumimi i ushqimit në mjediset e provimit;


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.