SHËNDET

Uthulla e rrushit, antioksidanti i fuqishëm që mbron organizmin

11:13 - 02.03.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Uthulla e rrushit në përgjithësi ofron shumë përfitime për organizmin e njeriut, pasi përmban shumë antioksidantë, të cilët e mbrojnë organizmin nga sindroma metabolike. Kjo e fundit është një term që përfshin një sërë sëmundjesh dhe çrregullimesh, kombinimi i të cilave rrisin rrezikun e diabetit apo sëmundjeve kardiovaskulare. Antioksidantët te kjo uthull ndihmojnë në parandalimin e diabetit duke ngadalësuar metabolizimin e insulinës. Uthulla e rrushit gjithashtu pengon bllokimin e enëve të gjakut, një faktor kyç i atakut në zemër dhe ishemisë. Këto antioksidantë rrisin nivelin e kolesterolit të mirë dhe pastrojnë enët e gjakut. Ekspertët, thonë se sa më e errët ngjyra e uthullës, aq më e pasur është ajo me antioksidantë. Uthulla me bazë rrushi përmban acid acetik, që njihet për aftësinë në uljen e oreksit. Ekspertët suedezë thonë se ky acid rrit ndjesinë e ngopjes.




Acidi acetik ka ndikim edhe në mëlçi dhe në mënyrën se si ky organ metabolizon glukozën. Kësisoj, uthulla e rrushit mund të jetë e dobishme për diabetikët, të cilët përballen me një nivel të lartë të glukozës në gjak përpara konsumit të vakteve. Uthulla me bazë rrushi përdoret në shumë kura tradicionale për irritimet e lëkurës, pickimet e insekteve e të tjerë, apo djegien nga dielli. Njerëzit që kanë lëkurë të thatë apo kanë kruarje të lëkurës mund të bëjnë banjë me tretësirën e uthullës. Mjafton që në vaskën e mbushur me ujë të hidhni dy lugë uthull me bazë rrushi dhe të lejoni që ajo të kryejë funksionin e saj zbutës dhe ushqyes në lëkurë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.