BOTA

Detaje/ Trafik ndërkombëtar droge nga Amerika Latine në Itali, sekuestrohen mbi 4 ton marijuanë, pranga 9 personave

16:02 - 04.03.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Karabinierët në Torino kanë ndaluar mëngjesin e sotëm 9 persona në Torni, pasi dyshohen se janë të përfshirë në në një organizatë të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Nëntë të dyshuarit akzohen për vepra penale që lidhen me trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni.




Gjatë hetimeve, të kryera në territorin kombëtar dhe jashtë saj, policia italiane ka sekuestruar mbi 4 e gjysmë ton marijuanë, 36 kg kokainë, 62 kg hashash dhe hashash, të cilat në total arrijnë shifrën e madhe prej 8 milion eurosh. Po ashtu, janë ndaluar edhe 15 korrierë droge, raportojnë mediat italiane.

Dyshohet se grupi trafikonte lëndën narkotike nga Amerika e Jugut, më pas në Ballkan dhe arrinte deri në tregun e Piemontes. Madje, në raste të caktuara trafik bëhej edhe nëpërmjet rrugëve të Afrikës.

Rol kyç në këtë organizatë kriminale të dyshuar kishte një shqiptar 33 vjeç, i konsideruar si bos i kokainës. Të gjithë të dyshuarit janë përgjuar nga policia në komunikimet që kanë pasur në rrjetet sociale, internet dhe celularë.

Po ashtu, janë vërejtur edhe rrugët që kanë bërë trafikantët e dyshuar, ku një vend të rëndësishëm zë edhe Shqipëria. Ndodhi gjithashtu që trafikantët gjatë një kalimi, i cili kishte dështuar në Kanalin e Otrantos për shkak të një faji në një prej motorëve të varkës së tyre, nga frika hodhën një sasi të lëndës narkotike dhe më pas notuan në bregdetin ku ata priteshin nga bashkëpunëtorët. Autoritetet italiane kanë bashkëpunuar me autoritetet në Amerikën e Jugut, duke bërë trë mundur kapjen atje të dy korrierëve shqiptarë të drogës.

“Torino është konfirmuar si një udhëkryq i rëndësishëm në fushën e trafikut ndërkombëtar të drogës. Operacioni i sotëm i kryer nga karabinieët ka një vlerë të vecantë dhe rrit parametrat e sigurisë shoqërore”, deklaroi ndër të tjera shefi i policisë lokale në Torino, Francesco Rizzo. Ai tha se kokaina sillej nëpërmjet rrugëve tokësore dhe detare, ndërsa vend-kalime kishte edhe për në Holandë. Droga sillej gjithashtu edhe nga Shqipëria, me korrierë shqiptarë që ndalonin me varkat e tyre në provincat e Ravennas dhe Campobassos.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.