Sociale

Hyn në fuqi udhëzimi: Zbardhen datat e provimeve për nxënësit e klasave të nënta

11:24 - 04.03.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Voltiza Duro – Prej datës 16 deri në 23 qershor të 2020-ës do të zhvillohen provimet kombëtare të arsimit bazë për vitin shkollor 2019-2020. Ditën e djeshme, pas botimit në Fletoren Zyrtare, ka hyrë në fuqi udhëzimi nr. 3 i datës 25 shkurt 2020 “Për zhvillimin e provimeve kombëtare të arsimit bazë në Republikën e Shqipërisë, viti shkollor 2019-2020, sesioni i parë” që mban firmën e ministres së Arsimit, Sportit e Rinisë, Besa Shahini.




Kalendari i provimeve
Provimet kombëtare të arsimit bazë fillojnë në orën 10:00 dhe zgjasin 2 orë e 30 minuta. Testi i parë që do ti nënshtrohen nxënësit e klasave të nënta është ai i gjuhës së huaj, për të vijuar me testin e gjuhës shqipe në 19 qershor e për ta përmbyllur këtë sesion të parë me provimin e matematikës në 23 qershor. “Në mbështetje të nenit 102 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të nenit 26 dhe nenit 50, të ligjit nr. 69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, udhëzoj: Provimet kombëtare të arsimit bazë (sesioni i parë), për vitin shkollor 2019-2020, do të zhvillohen si më poshtë: a) gjuhë e huaj, më 16 qershor 2020; b) gjuhë shqipe, më 19 qershor 2020; c) matematikë, më 23 qershor 2020. Procedurat e hartimit dhe të vlerësimit të testeve përcaktohen në rregulloren për zhvillimin e provimeve kombëtare të arsimit bazë”,-nënvizohet në udhëzimin e Ministrisë së Arsimit. Sakaq në listën e gjuhëve të huaja, që do të jepen si provim i detyruar, bëjnë pjesë anglishtja, italishtja, frëngjishtja dhe gjermanishtja. Testi i gjuhës së huaj do të hartohet në përputhje me gjuhën e cila në planin mësimor të arsimit të mesëm të ulët trajtohet si gjuhë e huaj e detyruar në nivelin gjuhësor A2. Ndërkohë, nxënësit e klasave të 9-ta të shkollave mbështetëse të seksioneve dygjuhëshe italiane, gjermane dhe franceze do të japin provim gjuhën përkatëse të seksionit në nivelin gjuhësor A2.

Pakicat kombëtare
Nxënësit e pakicave kombëtare do të zhvillojnë edhe provimin kombëtar të arsimit bazë në gjuhën amtare. Provimi kombëtar i arsimit bazë në lëndën “Gjuhë amtare” do të zhvillohet më 12 qershor 2020. “Për hartimin e testit në lëndën “Gjuhë amtare” të pakicës kombëtare greke ndiqet procedura si vijon: a) testi përgatitet nga një grup pune me 3 (tre) mësues dhe 1 (një) pedagog, të ngritur me urdhër të drejtorit të DRAP-së Fier; b) mësuesit dhe pedagogët që hartojnë testin, propozohen nga ZVAP-të Gjirokastër-Libohovë Dropull, Delvinë-Finiq dhe Sarandë-Konispol; c) grupi që përgatit testin mblidhet në ZVAP-në Gjirokastër-Libohovë-Dropull; ç) testi tërhiqet në ZVAP Gjirokastër- Libohovë-Dropull; d) përfaqësuesit e ZVAP-së Delvinë-Finiq dhe ZVAP-së Sarandë-Konispol e tërheqin testin në ZVAP-në Gjirokastër-Libohovë-Dropull, një ditë para provimit, ndërsa ata të ZVAP-së Gjirokastër Libohovë-Dropull e tërheqin testin në ditën e provimit”,-thuhet në udhëzimin e MASR. Ndërkohë në këtë të fundit bëhet me dije se për hartimin e testit në lëndën “Gjuhë amtare” të pakicës kombëtare maqedonase do ndiqet procedura ku fillimisht testi do të përgatitet nga një grup pune me 3 mësues dhe 1 pedagog, të ngritur me urdhër të drejtorit të DRAP-së Korçë. Sakaq, më tej grupi që përgatit testin do të mblidhet në DRAP në Korçë; e më tej testi do të tërhiqet në DRAP Korçë. Përfaqësuesit e ZVAP-së Korçë-Pustec do e tërheqin testin në ditën e provimit. Nxënësit me aftësi të kufizuara zhvillojnë provimet kombëtare në përshtatje me veçoritë e tyre. Për institutin e nxënësve që nuk shikojnë “Ramazan Kabashi”, drejtoria e këtij instituti tërheq testin në QSHA, një ditë para zhvillimit të provimit dhe e kthen atë në sistemin e shkrimit Braille.

Procedura për mbetësit
Nxënësi mbetës në provimet kombëtare të arsimit bazë ka të drejtën t’i japë ato në sesionin e dytë, sipas procedurave të parashikuara në rregulloren për zhvillimin e provimeve kombëtare të arsimit bazë në Republikën e Shqipërisë. Sektori i kurrikulës, i Zhvillimit Profesional në ZVAP, merr nga Qendrat e Vlerësimit të Testeve dhe ruan të dhënat e çdo nxënësi, të vlerësuesve të testeve dhe të mjediseve ku janë realizuar provimet kombëtare të arsimit bazë. Këto të dhëna dërgohen nëpërmjet DRAP-së, në QSHA dhe DPAP. “Ngarkohet për zbatimin e këtij udhëzimi, Sekretari i Përgjithshëm, Drejtoria e Përgjithshme e Politikave dhe Zhvillimit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Qendra e Shërbimeve Arsimore, Agjencia për Sigurimin e Cilësisë së Arsimit Parauniversitar, Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar, drejtoritë rajonale të arsimit parauniversitar, zyrat vendore të arsimit parauniversitar dhe institucionet e arsimit parauniversitar”,-thuhet në udhëzim.

Provimi i gjuhës së huaj

Lista e gjuhëve të huaja, që do të jepen si provim i detyruar, janë:
†anglisht,
†talisht,
†frëngjisht
†gjermanisht
Testi i gjuhës së huaj hartohet në përputhje me gjuhën, e cila në planin mësimor të arsimit të mesëm të ulët trajtohet si gjuhë e huaj e detyruar në nivelin gjuhësor A2.
Nxënësit e klasave të 9-ta të shkollave mbështetëse të seksioneve dygjuhëshe italiane, gjermane dhe franceze do të japin provim gjuhën përkatëse të seksionit në nivelin gjuhësor A2.

Datat e testimeve

Provimet kombëtare të arsimit bazë, për vitin shkollor 2019-2020:
a) gjuhë e huaj, më 16 qershor 2020;
b) gjuhë shqipe, më 19 qershor 2020;
c) matematikë, më 23 qershor 2020
*Provimet kombëtare të arsimit bazë fillojnë në orën 10:00 dhe zgjasin 2 orë e 30 minuta.
*Provimi kombëtar i arsimit bazë në lëndën “Gjuhë amtare” do të zhvillohet më 12 qershor 2020. Për hartimin e testit në lëndën “Gjuhë amtare” të pakicës kombëtare greke ndiqet procedura si vijon:
a) testi përgatitet nga një grup pune me 3 (tre) mësues dhe 1 (një) pedagog, të ngritur me urdhër të drejtorit të DRAP-së Fier;
b) mësuesit dhe pedagogët që hartojnë testin, propozohen nga ZVAP-të Gjirokastër-Libohovë Dropull, Delvinë-Finiq dhe Sarandë-Konispol;
c) grupi që përgatit testin mblidhet në ZVAP-në Gjirokastër-Libohovë-Dropull;
ç) testi tërhiqet në ZVAP Gjirokastër- Libohovë-Dropull;
d) përfaqësuesit e ZVAP-së Delvinë-Finiq dhe ZVAP-së Sarandë-Konispol e tërheqin testin në ZVAP-në Gjirokastër-Libohovë-Dropull, një ditë para provimit, ndërsa ata të ZVAP-së Gjirokastër Libohovë-Dropull e tërheqin testin në ditën e provimit.
Për hartimin e testit në lëndën “Gjuhë amtare” të pakicës kombëtare maqedonase ndiqet procedura si vijon:
a) testi përgatitet nga një grup pune me 3 (tre) mësues dhe 1 (një) pedagog, të ngritur me urdhër të drejtorit të DRAP-së Korçë;
b) grupi që përgatit testin mblidhet në DRAP në Korçë;
c) testi tërhiqet në DRAP Korçë;
ç) përfaqësuesit e ZVAP-së Korçë-Pustec e tërheqin testin në ditën e provimit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.