Kronikë

“U deformua e vërteta”, avokati i Henri Çilit: Arrestimi vendim i dhunshëm kundër lirisë, prodhoi 48 orë burg të padrejtë

18:59 - 04.03.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Avokati i Henri Çilit, Ardian Visha i ftuar në rubrikën ”Opinion” të Neës24 ka thënë se ka vërejtje sa i përket arrestimit të botuesit dhe procesit të tij.




Ai u shpreh se arrestimi ishte një vendim i dhunshëm kundër lirisë së personave që po mbronte, Henri çilit dhe Ilir Korbit si dhe tha se u deformua e vërteta, ajo që u fol nga ajo që u shkrua.

”Në fakt nuk është një akuzë janë katër dhe nuk është vetëm një tërësi akuzash që bien mbi Henri çilin mbi dy juristë të mirë që punonin në UET por është dhe një vendim i dhunshëm kundër lirisë që prodhoi 48 orë burg të padrejtë sa u përpoq të justifikohej Prokuroria.

Po të paktën mbi të jemi në gjendje të vlerësojmë dy momente, e para është Konferenca e Shtypit nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë dhe seanca gjyqësore.

Konferenca e shtypit kam vërejtje për formën dhe përmbajtjen e saj. Mbyllet Konferenca me Ardi Veliun që falenderon prokurorin, një veprim amator. Pra s’mund ta falenderojë. Nuk mund të vlerësohet për aftësi ai që është superior para teje.

Më pas seanca u shit si një punë e prokurorisë së Përmetit që rezultoi nga përgjimet e këtij institucioni. Kishte deformime të së vërtetës.

Deformime që që ndrojnë në çdo veprim logjik në atë që u shkrua dhe që u fol nga këta. ”- tha Ardian Visha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.