Kronikë

Po transportonin emigrantë drejt vendeve të BE-së, kapen në flagrancë dy të rinjtë

19:54 - 05.03.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi u kapen duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm.




Në pranga përfunduan shtetasit me inicialet O. Sh., 25 vjeç, banues në Durrës dhe M. A., 22 vjeç, banues në fshatin Shën Vlash.

Arrestimi i tyre u bë pasi shtetasit në fjalë u kapën nga shërbimet policore në rrugën Maliq-Lozhan, duke transportuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin në drejtim të Tiranës, me mjetet tip “Ford Focus” dhe “Benz”, 6 shtetas të huaj, emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.