Rajoni

Virusi vdekjeprurës/ Shfaqen 2 raste të reja në Maqedoni, çifti nga Dibra u infektua në Itali

20:04 - 06.03.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një çift nga Dibra kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në Maqedoninë e Veriut pasi kishin qënë në Itali. Si rrjedhojë numri i të prekurve nga koronavirusi ka arritur në 3.




Rasti i parë me koronavirus në Maqedoninë e Veriut u shënua vetëm pak ditë më parë. Bëhej fjalë për një paciente e cila kishte ardhur nga Italia. Pas analizave të bëra në Klinikën Infektive pacientja ka rezultuar pozitive.

Pacientja u shtrua menjëherë  në repartin e infektologjisë por është në gjendje stabël. U bë me dije se shtetësja në fjalë  ka qenë në Itali për një muaj. Ministri tha se nuk ka nevojë për panik dhe se po merren të gjitha masat.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.