BLUETOOTH

“Përtej fjalëve”/ Si asnjëherë më parë, Vera poston foto me Timon

11:30 - 07.03.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vera Grabocka dhe Timo Flloko janë padyshim një ndër çiftet ikonë në Shqipëri. Të dy të suksesshëm, të dy të arrirë në fushat e tyre, ata janë padyshim edhe një nga dyshet më jetëgjata. Por gjithnjë ata janë treguar të tërhequr në rrjetet sociale. Por, duket se këtë zakon e ka thyer regjisorja, e cila ka postuar një foto në “Instagram”, ku shfaqet në krah të bashkëshortit. “Përtej fjalëve”, ka shkruar ajo përkrah fotos, ku gjendet në krahët e Timos, buzë trëndafilave, në shtëpinë e tyre. Kujtojmë se Vera dhe aktori janë prindër të një vajze, e cila quhet Linda dhe prej vitesh jeton në SHBA me familjen e saj.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.