Sociale

Faturat e energjisë, falen kamatat, përfitojnë 60 000 familjarë

10:39 - 08.03.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ornela Manjani – Rreth 60 mijë abonentë familjarë mund të shlyejnë detyrimet e prapambetura të energjisë elektrike, duke përfituar zbritje të kamatëvonesave në masën 70%. Klientët familjarë për likuidimin e detyrimeve të prapambetura deri më 31.12.2018 përfitojnë pagesë me këste fikse mujore 2.800 lekë/kësti. Kjo është skema e re e prezantuar nga Furnizuesi i Shërbimit Universal, që është një nga kompanitë e krijuara nga ndarja e OSHEE-së. “Nga skemat lehtësuese përfitojnë ata abonentë që kanë borxhet e mbledhura deri në datën 31 dhjetor 2018”, – thotë administratori Elton Sevrani.




Bizneset
Në skemën lehtësuese përfshihen edhe 8000 biznese, që mund të përfitojnë nga aktmarrëveshjet për shlyerjen me këste të borxheve për energjinë elektrike dhe përfitojnë falje të 50% të kamatëvonesave. Furnizuesi i Shërbimit Universal, që është një nga kompanitë e krijuara nga ndarja e OSHEE-së, ka riaktivizuar skemat lehtësuese, ndërkohë që administratori Elton Sevrani thotë se ato përfshijnë borxhet e mbledhura deri në datën 31 dhjetor 2018. Sa u takon faturave të papaguara përgjatë vitit 2019, Sevrani thotë se është parashikuar një skemë e veçantë vetëm për faturat sistemuese. Nga riaktivizimi i aktmarrëveshjeve për shlyerjen me këste të borxheve synohet rikuperimi i të ardhurave të kompanisë për një periudhë 5-vjeçare. Kështu, detyrimet 100 000–300 000 lekë ndahen në 24 këste, ato 300 001–500 000 lekë ndahen në 48 këste. Detyrimet 500 001–800 000 lekë ndahen në 60 këste, detyrimet 800 001-1,000,000 lekë ndahen në 84 dhe detyrimet mbi 1 000 000 lekë ndahen në 120 këste.

Reduktimi i faturës
“Reduktimit të kamatëvonesës kundrejt likuidimit të menjëhershëm të detyrimeve të prapambetura me 1 këst, detyrime të krijuara deri në 31.12.2019, si më poshtë: reduktim kamatëvonese me 70% për klientët familjarë dhe reduktim kamatëvonese me 50% për klientët jofamiljarë. Nga kjo skemë pritet të përfitojnë 60 mije abonentë. Afati i zbatimit është deri në datën 31 dhjetor 2020”, – bëjnë të ditur burimet zyrtare nga Furnizuesi i Shërbimit Universal.

Dokumentacioni

1. Paraqitja e kastës së identitetit.
2. Konsumatori duhet të jetë mbajtës i kontratës së furnizimit me energji elektrike, ose përdorues i pronës për me shumë se 3 muaj nga data e aplikimit për AKM.
3. Realizimi i përditësimit të të dhënave të kontratës së furnizimit me energji elektrike.
4. Certifikatë familjare.
5. Paraqitjen e dokumentacionit që kanë përfituar ose jo kompensim për faturat e energjisë elektrike në muajin e fundit (dokumentacion nënkuptohet mandati i pagesës nga institucioni që paguan kompensimin, ose çdo dokument tjetër që ka disponibël pensionisti në lidhje me kompensimin ose jo të faturës së energjisë).
6. Autorizim me shkrim nga mbajtësi i kontratës, nëse ky i fundit nuk mund të paraqitet: ID e autorizuesit.

Klientët familjarë

Për likuidimin e detyrimeve të prapambetura deri më 31.12.2018, me këste fikse mujore, si më poshtë:

·2.800 lekë/kësti, për të gjithë klientët familjarë;(nga 4200 lek)
·1.200 lekë/kësti, klientët familjarë, kategori të veçanta (nga 1800 lek)

Reduktimit të kamatëvonesës

Kundrejt likuidimit të menjëhershëm të detyrimeve të prapambetura me 1 këst, detyrime të krijuara deri në 31.12.2019, si më poshtë:

·reduktim kamatëvonese me 70% – për klientët familjarë;
·reduktim kamatëvonese me 50% – për klientët jofamiljarë…

Klientët jo familjarë e deri në 2018:

Vlera e detyrimit Numri i kësteve

100 000 – 300 000 lekë 24
300 001 – 500 000 lekë 48
500 001 – 800 000 lekë 60
800 001 – 1,000,000 lekë 84
Mbi 1 000 000 lekë 120


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.