Sociale

Hapet gara, 6.7 milionë euro për mirëmbajtje pajisjesh në QSUT

11:27 - 08.03.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Buxheti i shtetit përmes Ministrisë së Shëndetësisë do të shpenzojnë 6.7 milionë euro për mirëmbajtjen e aparaturave mjekësore. Këtë shërbim do ta kryejë një kompani private për 4 vjet. Tenderi është hapur 6 shkurt dhe fituesi do të shpallet në 25 mars.




Tenderi
Në databazën për prokurime transparente për sektorin e shëndetësisë do të gjeni të plotë dokumentacionin dhe të dhënat për tenderin me objekt “Mirëmbajtje e aparaturave mjekësore” në QSU “Nënë Tereza” për një periudhë 4-vjeçare (48 muaj). Ky tender ka një fond limit për marrëveshje kuadër prej 811’561’048 lekë pa TVSH. E konvertuar në euro, kjo vlerë arrin në 6 652 140 euro. Kontraktimi do të jetë në bazë të një marrëveshjeje kuadër dhe duke qenë me vlerë të lartë, procedura është e hapur mbi kufirin e lartë monetar. Tenderi është shpallur më 6 shkurt dhe priten ofertat deri në datën 25 mars 2020. Autoritet prokurues është vetë Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Ky është tenderi me vlerë më të lartë në sektorin shëndetësor 2020 dhe është hera e parë që një shërbim i tillë centralizohet për një kontraktor të vetëm. Shërbimi financohet nga buxheti i shtetit.

Dokumentet
Dokumentet standarde të tenderit janë në linkun e pasaportës së tenderit te “Prokurime Transparente”. Të tjerë tendera në sektorin e shëndetësi mund t’i gjeni në këtë databazë, duke klikuar sipas filtrave të kërkimit që ju ndihmojnë të listoni tendera sipas institucionit, sipas biznesit fitues, sipas vlerave, sipas konkurrueshmërisë dhe llojit të procedurës dhe kontratës. Referuar dokumenteve, mësohet se marrëveshja kuadër do të lidhet sipas çmimit më të ulët të shumatores së çmimit për njësi (shumatores së çmimit për njësi të të gjithë artikujve) të OE fitues. Shumatorja e çmimit për njësi nuk duhet të kalojë shumatoren e çmimit për njësi të përcaktuar në këto dokumente tenderit. Vlera totale e pritshme nuk duhet të kalojë vlerën e pritshme të kontratave, që mund të lidhen gjatë marrëveshjes kuadër. Në rast të kundërt, oferta refuzohet. Ky çmim mbulon kostot aktuale të kopjimit dhe shpërndarjes së DT tek operatorët ekonomikë. Operatorët ekonomikë të interesuar kanë të drejtë të kontrollojnë DT para blerjes së tyre.

UDHËZIME PËR OPERATORËT EKONOMIKË

1 Operatorët ekonomikë janë të detyruar të përgatisin oferta në përputhje me kërkesat e dokumentet standarde të tenderit përcaktuara në këto DT. Ofertat që nuk përgatiten në përputhje me këto DT, do të refuzohen si të papranueshme.

2 Operatori ekonomik përballon kostot që lidhen me përgatitjen dhe dorëzimin e ofertës së tij. Autoriteti kontraktor nuk është përgjegjës për këto kosto.

3 Për procedurat e prokurimit që zhvillohen në rrugë shkresore, origjinali i ofertës duhet të shtypet ose të shkruhet me bojë që nuk fshihet. Të gjitha fletët e ofertës duhet të lidhen së bashku dhe të numerizohen. Të gjitha fletët e ofertës, përveç literaturës së pandryshueshme e të printuar, duhet të pajisen me iniciale ose të nënshkruhen nga personi (-at) e autorizuar. Çdo ndryshim në ofertë duhet të jetë i lexueshëm dhe i firmosur nga personat e autorizuar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.