Një shtetas shqiptarë ka rënë në prangat e policisë italiane, ndërsa tre bashkëpunëtorët e tij janë shpallur në kërkim, pasi akuzohen për një sërë vjedhjesh në Itali.
I arrestuari është një 20-vjeçar, identiteti i të cilit ende nuk është bërë me dije. Mediat italiane bëjnë me dije se vetëm në një hark kohor prej 15 ditësh në vend janë regjistruar 16 vjedhje.
Në cilësinë e provës material janë sekuestruar disa sende me vlerë 100 mijë euro. Shtetasit operonin në zonën e Bergamos dhe vjedhjet bëheshin zakonisht në të njëjtën kohe, veçanërisht në orët e vona të pasdites.
Shfaq Komentet (0)