Kronikë

Shpërndante kanabis dhe kokainë, kapet në flagrancë 22-vjeçari në Durrës

11:11 - 08.03.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 22-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi shpërndante lëndë narkotike si kanabis apo kokainë.




Bëhet me dije se shtetasit me iniciale E.B i´u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 14 doza kanabis, 5 doza kokainë, një thikë si dhe shkop gome si ai që mban në përdorim policia.

Njoftimi i policisë:

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes të lëndëve narkotike në doza.

Arrestohet në flagrancë një 22 vjeçar.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, kanabis, kokainë, një thikë si dhe një shkop gome.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve të shtuara ndaj personave që lëvizin me sende të kundraligjshme, arrestuan në flagrancë shtetasin E.B.,22 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet, Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 14 doza kanabis, 5 doza kokainë, një thikë si dhe shkop gome si ai që mban në përdorim policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa leje e pajisjeve të policisë”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.