Kryesore

“Fake news” për të shitur maskat: Postimi që qarkullon gjoja i UNICEF për të shpëtuar nga COVID 19

18:58 - 09.03.20 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një grup këshillash gjoja për t’u mbrojtur nga Coronavirusi po qarkullojnë dendur në rrjetet sociale, si një udhëzim nga UNICEF. Në fakt, UNICEF (Fondi për Ndihmën e Fëmijëve të OKB) nuk ka lëshuar asnjë udhëzim të tillë, thjesht sepse nuk është në tagrin e saj. Po të vihet re me kujdes, në listën e gjatë të këshillave që janë bërë virale në “Facebook”, është porosia: çdo lloj maske mbron nga koronavirusi.




E kundërta është e vërtetë: maskat nuk mbrojnë nga virusi. Të gjithë ekspertët e huaj (mund ti lexoni lirisht në çdo media prestigjioze të huaj) deklarojnë se maskat nuk mbrojnë nga COVID19, madje rrisin rrezikun e infektimit.

Dukshëm ky postim (i shpërndarë fillimisht nga një CEO i një spitali privat) është një lajm i rremë, i sponsorizuar nga industria private e shëndetësisë për të nxitur blerjen masive të maskave nëpër farmaci.

Për të mësuar më shumë rreth përdorimit ose jo të maskave, ju rekomandojmë këshillat e botuara në prestigjiozen FORBES, që i mësoni duke klikuar KETU.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.