Kronikë

Goditi me grusht efektivin e policisë, pranga 50-vjeçarit në Tiranë

15:18 - 09.03.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Tiranës ka arrestuar një 50-vjeçar, pasi është përfshirë në sherr me një efektiv policie, pasi kishte parkuar në mënyrë të parregullt.




Shtetasi me iniciale I.K ka qëlluar me grusht efektivin e policisë, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije. Sipas uniformave blu, 50-vjeçari nuk ishte dakort për masën e vendosur nga punonjësi i policisë.

Njoftimi i Policisë:

Kundërshtoi dhe goditi punonjësin e Policisë Rrugore në detyrë, vihet në pranga 50-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Polciisë Nr. 6, pas njoftimit të marrë nga punonjësi i Policisë Rrugore se një drejtues mjeti e kishte kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit I. K., 50 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, në rrugën “Migjeni”, punjonjësi i Policisë së Qarkullimit Rrugor, në momentin që ishte duke marrë masa administrative për parkime të gabuara ndaj mjeteve, një drejtues mjeti, konkretisht shtetasi I. K., e ka kanosur dhe goditur për shkak të detyrës, pasi nuk ishte dakort për masën e vendosur nga punonjësi i Policisë Rrugore.

Materialet do t’i kalojnë prokurorisë, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” ,“Goditja për shkak të detyrës” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”, në ngarkim të shtetasit I. K., i cili rrezikon dënimin me burgim deri në 5 vjet.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.