Rajoni

Greqi/ Shënohen 11 raste të reja me koronavirus, arrin në 84 numri i të infektuarve  

21:04 - 09.03.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

11 raste të reja janë shënuar në Greqi nga koronavirusi, duke çuar kështu numrin e të infektuarve në 84 persona.  Sipas raportimeve zyrtare, 56 persona me koronavirus, kanë qenë pjesë e një grupi që është infektuar përgjatë një udhëtimi.




Nga numri total i të infektuarve, 57 persona gjenden në izolim shtëpie, ndërsa 27 të tjerët janë të shtruar në spital, njëri prej tyre në gjendje  më të rënduar pasi rezulton edhe me pneumoni.

Greqia njoftoi se të gjitha ngjarjet sportive të cilat do mbahen pas dyerve të mbyllura dhe udhëtimet shkollore janë të ndaluara për dy javë, gjithashtu dhe se qendrat rekreative për të moshuarit do të mbyllen për katër javë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.