SHËNDET

Si të luftoni kollën me çajin e mentes dhe të blirit

10:52 - 09.03.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kolla e natës është një shqetësim, i cili ndikon në cilësinë e gjumit tuaj duke u kthyer në një bezdisje për secilin. Çdo vit miliona njerëz vuajnë nga simptoma të ndryshme të ftohjes, gripit, sëmundjeve të frymëmarrjes apo alergjive. Kollitje pa pushim natën, dhimbje fyti apo teshtima, por nuk jeni të sigurt nëse po përjetoni simptomat e një ftohje të vjetër apo të një alergjie që sapo ka filluar? Mjekët japin disa mënyra se si mund t’i dalloni ato fare lehtë megjithëse janë shumë të ngjashme. Është shumë e rëndësishme të kuptoni saktë simptomat prej të cilat po vuani që të mund të merrni trajtimin e duhur.
Alergjitë
Kolla e natës që shkaktohet nga alergjitë shfaqet në periudhat kur në ajër ka shumë polene lulesh, kryesisht në pranverë. Ajo shfaqet papritur dhe zgjat me javë të tëra derisa alergjia të kalojë. Mund të shkaktohen nga pluhuri, një element i ri në dhomë, një parfum apo detergjent i ri rrobash. Në rastin e alergjisë, përveç kollës, ju nuk do të përjetoni simptoma të tjera siç janë dhimbjet trupit apo temperatura. Kontrolloni nëse ndjeni rëndesë në zonën e syve, zonën e hundës dhe sinuseve. Kur trupi ndjen rreziqe të jashtme si alergjitë lëshon istaminën, e cila shkakton alergjitë. Nëse ndjeni zonën poshtë syve të rënduar, atëherë me shumë mundësi ju po vuani nga ndonjë alergji. Nëse keni shqetësime të fytit, por jo dhimbje dhe ndjesia është ajo e gërvishtjes dhe dëshirës për ta kruaur njësoj siç ndodh me lëkurën, atëherë po vuani nga ndonjë alergji.
Ftohja
Kolla me natyrë inflamatore shkaktohet nga gripi apo ftohje të ndryshme, të cilat bllokojnë rrugët e frymëmarrjes. Kjo lloj kolle shfaqet edhe gjatë ditës, por përkeqësohet natën duke penguar gjumin e qetë. Kolla e ftohjes ndryshe nga alergjitë është e avashtë dhe zgjat 3-14 ditë. Në rastet e ftohjeve do të keni edhe sekrecione të shumta të hundës apo dhimbje të fytit, të cila vazhdojnë gjatë gjithë ditës duke ju penguar të konsumoni lehtësisht ushqim. Kur vuani nga gripi apo ftohja në shumë raste do të keni edhe temperaturë apo dhimbje të trupit. Për të qetësuar kollën nga i ftohti përdorni çajin e dafinës duke zierë tre gjethe dafine në një filxhan çaji dhe nëse dëshironi mund t’i shtoni dhe pak mjaltë. Piheni para gjumit.
Për të qetësuar alergjinë përdorni çaj mente. Çaji i mentes është një balancues natyral i cili ul nivelin e istaminës, që shkakton alergjitë në trup. Përbërësit që nevojiten janë: 1 lugë mente e thatë (10 gr), 1 lugë mjaltë (25 gr); 1 filxhan ujë (250 ml). Kollën që shkaktohet nga gripi apo ftohja mund ta qetësoni duke përdorur çaj bliri. Çaji i blirit ul temperaturën e turpit dhe lufton të ftohtin. Ka veti qetësuese ndaj dhimbjeve të trupit apo fytit, duke i dhënë fuqi sistemit imunitar. Përbërësit që duhen janë: 1 çaj bliri (10 gr), pak sheqer ose mjaltë, 1 filxhan ujë (250 ml).





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.