SHËNDET

Ylli Merja: Si të trajtoni dhimbjet e kockave me vajin e sinapit

13:49 - 09.03.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Voltiza Duro – Skeleti eshtëror i njeriut është shtylla ku njeriu mbështetet. Në bashkëpunim me muskujt, kockat realizojnë lëvizjen nga një vend në tjetrin. Kockat gjatë kohës mund edhe të infektohen, të sëmuren, të pësojnë dëmtime, shtypje, fraktura, të thyhen, por ka mënyra si duhet të trajtohet. Njeriu si një qenie biologjike ka me të vërtetë një fuqi të çuditshme kurative, rigjeneruese, atëherë edhe kjo kockë e thyer, e shembur, një bërryl i dëmtuar, një nerv i shtypur, nëse ne ia krijojmë mundësinë rigjenerohet shumë lehtë. Nëse ne i bëjmë të kundërtën e asaj që do ky organizëm për t’u rigjeneruar, atëherë pengesat do të jenë më të mëdha. Edhe pasojat gjithashtu.




Diagnostikimi
Nëse ndjekim me mollëzat e gishtave drejtimin vertikal të rruazave të shtyllës kurrizore dhe aty ku mbaron pjesa e toraksit s’kemi një kalim të rrjedhshëm, ku vertebrat të vijnë në formën e një harku 5-7 gradë nga pjesa e toraksit, atëherë kemi të bëjmë me cervikale. Një tjetër provë është ajo pas murit. Nëse ne qëndrojmë vertikalisht me shpatulla pas një muri pak sa të prekë thembrat e këmbës, pulpën, vithet, shpatullat dhe kokën, në qoftë se ka një hapësirë më pak se dy gishta nga qafa te muri, kemi të bëjmë me drejtqëndrim. Nëse është më shumë se 2 gishta, do të thotë se pacienti ka cervikal. Kjo menjëherë jep dhimbje në pjesën e pasme të kokës. Në qoftë se beli është më larg se 2 gishta e gjysmë nga muri, atëherë kemi të bëjmë me pjesën lumbare, që ka një shtrembërim. Kjo pasqyrohet me një deformim në pjesën e legenit. Aty koksofemoralet nuk janë në drejtqëndrim, por janë si të shtyra mbrapa. Kjo është arsyeja përse njerëzit fillojnë të çalojnë dhe përfundojnë në ato operacionet e shtrenjta dhe shumë të rrezikshme.

Trajtimi
Kockat nga natyra kanë veti që midis tyre të lubrifikohen përmes lëngut sinovial. Kur këto shtypen nga mbipesha, qëndrimi, mosha e me radhë, lëngu sinovial largohet, shtypet dhe na mbeten ato cipat membranore. Kockat fillojnë të fërkohen me njëra-tjetrën dhe të japin dhimbje. Ne kemi menduar të zëvendësojmë lëngun sinovial nga natyra. Ai s’është gjë tjetër veçse ujë, yndyrë, që prodhohen nga vetë trupi dhe vendosen aty në formë të shtresëzuar. Kur ky lëng sinovial si xhel fillon të largohet, mbeten ato kripërat e larta të acidit laktik dhe ato futen midis kockave dhe vazhdojnë t’i smerilojnë dhe gërryejnë. Neve na ka lindur një ide, që krahas këtij lubrifikimi me vajin e sinapit, të bëjmë dhe diçka tjetër. Të çojmë përmes qarkullimit të gjakut një lumë të tërë me kripëra minerale, të cilat i gjejmë në natyrë me bollëk. Ose le të marrim edhe sindromën e tunelit karpal. Te kyçi i dorës janë disa kocka në formën e gjysmëhënës, të cilat realizojnë lëvizjen. Mirëpo, kur ngushtohet një pjesë e vogël te kyçi është shumë e vështirë që të realizohet lëvizja apo edhe mbledhja e dorës grusht. Kur kjo pjesë kalcifikohet, ne kemi një zgjidhje origjinale. Kemi menduar shkakun që e çon në ngushtim. Bëhet fjalë për pllakëzat e kolesterolit, acidi urik dhe acidi laktik dhe këto të tria kur përzihen me njëra-tjetrën kanë formuar një aliazh. Dhe pacienti në momentin që tenton të mbledhë dorën grusht, jep mpirje, dhimbje sepse tendinat te kyçi hasin në kristalet e acidit laktik ose urik. Çfarë bëjmë ne? Duke futur lëndët aktive, biologjike nëpërmjet qarkullimit të gjakut, realizojmë heqjen e këtyre pllakëzave, ato shkrihen dhe kanali të hapet. Frutat e thata, stikat, bajamet, lajthia e shumë të tjera janë shumë të shëndetshme, pasi kanë kalcium, magnez, zink, hekur, pikërisht materialet që duhen për strukturimin e lëngut sinovial. Ne kemi mbi pesë vjet që eksperimentojmë në këtë drejtim dhe tani jemi të bindur për rezultatin. Kemi pasur pacientë të shtruar nga spitale të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, që kanë gjetur shërim përmes mjekësisë alternative. Nëse merr një trajtim brenda tri ditësh, rezultati do të jetë i dukshëm. Ai nuk ikën më duke çaluar, nuk ka më dhimbje kyçesh.

Dhimbjet e gjurit
Jo pak njerëz ankohen nga dhembja e gjunjëve. Edhe kjo ka zgjidhje krejtësisht natyrale. Vetëm duke u mbështetur në idenë që njeriu është një qenie biologjike me veti të çuditshme rigjeneruese. Organizmi çfarë bën?! Ato qeliza që janë dëmtuar i nxjerr jashtë, prodhon të renë dhe e vendos aty. Pak herë i kemi vrarë gjunjët kur kemi qenë fëmijë?! Sot ke pafundësisht të rinj e të reja që thjesht luajnë kalçeto dhe përfundojnë me gjunjë të vrarë. Si zgjidhet kjo?! Vendosim në pjesën e sipërme të gjurit duke bërë masazh me një ekstrakt bimor, duke përfshirë hudhër, pak spec djegës, pak shegë, pak pulpë.
Mbi të vendosim vajin e sinapit dhe e mbështjellim gjurin 4-5 net rresht me një qepë të kuqe të shtypur me kripë. Kjo ka aftësinë që nëse kemi gjak të mpiksur brenda, qepa ka veti ta thithë. Ne i bëjmë vetëm një izolim nga jashtë, me qëllim që të punojë si pompë vakumi dhe të tërheqë nga brendësia në sipërfaqe. Por kemi dhe një mënyrë tjetër për trajtim që mund të vijojë për dy ditë të tjera. Marrin pak tul buke të zezë, e lagim me verë të kuqe. Të dy këta përbërës, drithërat dhe përbërësit aktivë të rrushit veprojmë mbi gju. Jo pak ankesa ka dhe për hernien diskale. Njerëzit që ngrenë pesha ose bëjnë veprimtari të tjera mund të kenë një spostim të disqeve që mbajnë pjesën lumbare në ekuilibër. Por nuk mund të themi që u ça disku i meniskut dhe me vrap në operacion. Te ne kanë ardhur njerëz që edhe iu është bërë shenja ku do bëhej ndërhyrja, me dhimbje të tmerrshme dhe për pak ditë janë ngritur në këmbë.

Këtë e kemi realizuar vetëm me vajra bimore dhe në momentin që ndjen kriza të forta përdorim edhe teknikën e masazhit në pjesën e rruazave të shtypura apo në pjesën lumbare, që bëhet shumë e lugët. Kur ka dhimbje shumë të forta, këshillojmë edhe një kurë. Pasi lyejmë pjesën që dhemb me vajin e sinapit, marrim një patate (e prerë në feta dhe e lyer me kripë) dhe e vendosim mbi të. Lëndët aktive që përmban patatja qetësojnë dhimbjen e kyçeve. Kudo ku ka dhimbje kyçesh, patatja qetëson 100% atë. Ndërsa, bashkë me qepën, patatja me kripë efekti është edhe më i madh. Duke ditur këto veti, duke njohur mirë sëmundjen nga ana patologjike, arrijmë të qetësohet dhe rikuperohet defekti i lindur apo shënuar në një kockë të caktuar. Në libër kam trajtuar me një gjuhë shumë popullore dhe të kuptueshme me metoda kurimi për patologji të ndryshme që mund të shfaqen. Për ata që nuk kanë kontakt me ne, kanë mundësi të njihen me bimët që forcojnë kockën si strukturë. Ne e dimë që njeriu pas moshës 35 vjeç fillon të bjerë nga ana fiziologjike. Kjo rënie e vitpasvitshme bën që kocka të marrë pamjen e një sfungjeri. Me kalimin e kohës shfaqet osetopenia, faza e parë e porozitetit të kockës dhe osteoporoza, që është faza e dytë. Këtu kur kocka ka filluar të dobësojë strukturën çka e bën lehtësisht të thyeshme, ka bimë që e forcojnë atë, pasi kanë një lumë të tërë kripërash minerale, që pranohen lehtë nga organizmi, pavarësisht moshës. Përgatitja e një çaji bën që përbërësit aktivë të hyjnë lehtësisht në gjak dhe nëpërmjet tij të depozitohen në hapësirat bosh në kocka. Kështu forcojmë strukturën e tij. Ne kemi pasur shumë njerëz me densitet të ulët kockor dhe nga brezi i kuq (nënkupton alarm, kocka është shumë e dobët) janë ngjitur në brezin gjelbër. Së dyti, krahas çajrave mund të përdorim edhe frutat e thata. Stikat, për shembull, kanë shumë hekur, kalcium, magnez, fara e kungullit etj., që jo vetëm qetësojnë dhimbjen e kokës të shkaktuar nga cervikalja, por shërbejnë për kocka më të forta. Kështu që me pak volum merren kaloritë e duhura dhe mineralet dhe elementet kimike që realizojnë qëllimin final. Nuk bëjmë asgjë tjetër, veçse këshillojmë ngrënien e shëndetshme në shërbim të forcimit të kockës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.