POLITIKË

Ndoshta ju shpëtoi ky paralajmërim i Ramës: S’do kemi 20 e 30 raste, por shumë më tepër se kaq!

20:39 - 10.03.20 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Rama mblodhi sot qeverinë për të diskutuar marrjen e masave të reja ndaj koronavirusit që deri tani ka prekur zyrtarisht 10 vetë në Shqipëri.




Sot u mbyllën palestrat, diskot, pub-et dhe u ndërpre çdo udhëtim në Itali. Vetë kreu i qeverisë paralajmëroi një përshkallëzim të situatës.

“Askush nuk duhet të impresionohet nga numrat e rasteve të reja, sepse janë brenda parashikimeve dhe nuk do të kemi as 10, as 20 as 30, do të kemi shumë më tepër se kaq, por e rëndësishme është çfarë do të bëjmë për të mbajtur mbyllur perimetrin e solidaritetit dhe sa do të ndihmojmë njëri-tjetrin, për të lehtësuar psikologjikisht një luftë si kjo, që në radhë të parë fitohet psikologjikisht, pastaj beteja tjetër, ajo në vijën e parë, është ajo e personelit shëndetësor mjekësor, të gjithë strukturave që janë aty, të cilat kanë nevojë për solidaritet, kanë nevojë për mbështetje, kanë nevojë për energji pozitive dhe jo për t’u ngacmuar psikologjikisht, sepse janë vërtetë në një luftë, çdo sekondë që vënë në radhë të parë në provë, jo eksperiencën apo zanatin e tyre, por nervat e tyre”, tha Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.