SHËNDET

Për një sistem imunitar të shëndetshëm, ja kujdesi që ju duhet

20:59 - 10.03.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sistemi ynë imunitar ka një funksion madhor në organizëm; të mbrojë trupin nga ‘rreziqet’ e jashtme.




Tek këto rreziqe përfshihen sigurisht bakteret, viruset dhe mikrobet e ndryshme.Në situatën në të cilën gjendemi, ku përhapja e virusit COVID-19 vazhdon dhe bëhet më shqetësuese, duhet kthyer vëmendja nga sistemi imunitar.

Por a mund ta forcojmë atë? A ndikojnë vërtetë suplementet dhe mineralet që marrim? AgroWeb.org në këtë artikull ju jep përgjigje këtyre pyetjeve duke ju dhënë gjithashtu këshillat e ekspertëve mjekësorë.

Çfarë është sistemi imunitar?

Qendra e mbrojtjes së organizmit tonë nuk është gjë tjetër përveç disa qeliza të ndërlidhura, proteina, dhe organe.

Të gjitha këto bashkëpunojnë për të mbrojtur trupin tonë nga sëmundjet apo dëmtimet e jashtme.

Kur sistemi ynë imuntar funksionon siç duhet, arrin të eliminojë kërcënime si baktere, parazitë, viruse.

A mund të forcohet sistemi imunitar?

SIpas të dhënave ku bazohet AgroWeb.org, duke qenë se pjesë e këtij sisteim janë shumë qeliza, forcimi është deri diku i pamundur.

Qelizat janë të ndryshme dhe në pjesë të ndryshme të trupit, ato bashkëveprojnë me njëra tjetrën si një rrjet.

Për të forcuar të gjithë sistemin duhet një punë shumë e gjatë dhe një strategji e saktë.

Sipas mjekëve diçka e tillë është ende e pamundur pasi akoma nuk dihen të gjitha mënyrat si reagojnë këto qeliza ndaj faktorëve të jashtëm.

Por atë që mund të bëjmë është të ndihmojmë trupin në prodhimin e qelizave të bardha.

Si mund të ndihmojmë organizmin?

Tri hallkat kryesore janë; regjimi ushqimor, aktiviteti fizik dhe cilësia e gjumit.

AgroWeb.org ju këshillon që të tregoheni të kujdesshëm dhe të konsumoni sa më shumë perime dhe fruta.

Ushqime me vitaminën A, C dhe D si dhe minerale siç është zinku, luajnë një rol të rëndësishëm për sistemin imunitar.

Gjithashtu edhe suplementët dhe vitaminat janë të dobishme në këtë fazë.

Aktiviteti fizik përveç se ju ndihmon për të humbur kilogramët e tepërt, ju bën më të fortë.

Dhe e themi këtë jo vetëm për pamjen e jashtme por edhe për sistemin tuaj imunitar.

Nga ana tjetër gjumi është një pikë kyçe e ditës.

Gjatë orëve që kalojmë në gjumë, trupi rigjeneron veten dhe përgatitet për ditën tjetër.

Sigurisht një këshillë e shtuar nga mjekët është dhe eliminimi I situatave stresuese.

Nëse arrini të reduktoni stresin në jetën tuaj do të shihni që edhe sistemi imunitar do të përfitojë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.