Kronikë

Koronavirusi/ Ndalohen takimet e të burgosurve me familjarët në Burgun e Sigurisë së Lartë të Burrelit

17:12 - 11.03.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

11 raste me koronavirus janë regjistruar deri më tani në vendin tonë. Si rrjedhojë masat ndaj koronavirusit janë marrë dhe në Burgun e Sigurisë së Lartë të Burrelit, pasi nuk do të lejohen takimet e familjarëve me të burgosurit. Vendim ky i marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.




Ndërkohë, bëhet me dije se edhe në institucionet e tjera si në institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, Burrel është bërë dezinfektimi i të gjitha ambienteve, ndërsa personeli është pajisur me masat mbrojtëse të nevojshme si maska, doreza e dezinfektant duarsh.

Pezullimi i takimeve të familjarëve me të burgosurit është bërë pa afate, deri në një urdhër të dytë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.