Kryesore

Masat ndaj koronavirusit/ Rama: Po shohim mundësinë e ndalimit të transportit urban në Tiranë e Durrës

19:58 - 11.03.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama gjatë një dalje publike para mediave ka deklaruar se po shihet mundësia që të ndalohet transporti urban në Tiranë e Durrës, si një masë parandaluese ndaj përhapjes së koronavirusit.




“Jemi duke vlerësuar për nesër ose në ditët në vijim edhe ndalimin e transportit urban në Tiranë dhe Durrës. Pse në Tiranë dhe Durrës janë këto masa më të forta?! Sepse nuk jemi ne të parët. Fatmirësisht që kemi sfidën të përballemi. Kemi eksperiencë të vendeve të tjera. Kemi modele satisikore për të ndërtuar këtë eksperiencë. Ne nuk e ndalim përhapjen e virusit por ka shumë rëndësi se si ndërton sistemin mbrojtjes. Këto masa janë sistemi ynë mbrojtës.”, tha Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.