Kryesore

Maskat e skaduara për personelin mjekësor/ PD kallëzon në SPAK ministres e Shëndetësisë (Dokumenti)

14:44 - 11.03.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Partia Demokratike ka kallëzuar penalisht në Prokurinë e Posaçme, ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, si dhe zyrtarët publikë përgjegjës për shpërndarjen tek personeli shëndetësor të 1.2 milionë maskave të skaduara.




Manastirliu kallëzohet për 5 vepra penale, përfshirë shpërdorimin e detyrës.

Në kallëzimin penal, të firmosur nga sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, shkruhet se  Ministrja e Shëndetësisë është përfshirë në një veprimtari kriminale me pasoja të rënda për shëndetin e stafit mjekësor, duke urdhëruar shpërndarjen dhe përdorimin nga personeli mjekësor të maskave të skaduara prej dhjetorit 2011.

WhatsApp-Image-2020-03-11-at-2.22.52-PM-2 WhatsApp-Image-2020-03-11-at-2.22.53-PM-2
<
>

“Ky është një krim i rëndë shtetëror me përgjegjëse direkte ministren e Shëndetësisë, e cila është përfshirë në një operacion manipulimi për të marrë mbetjet spitalore që duhej të asgjësoheshin dhe për t’ia vënë në dispozicion stafit mjekësor.”- thuhet në kallëzimin e 10 Marsit të Partisë Demokratike, të firmosur nga sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi.

Në kallëzim thuhet se Ministria e Shëndetësisë është përfshirë në një skenar kriminal të manipulimit, të fshehjes së vërtetës, duke vënë në dispozicion të mjekëve mbetje spitalore, në vend te asgjesimit të tyre.

Partia Demokratike denoncoi dje se qeveria shpërndau 1.2 milionë maska të skaduara për personelin shëndetësor. Kutitë me maskat e skaduara ishin një etiketë që mbulonte datën e skadencës, duke shkelur ligjin në mënyrë të dyfishtë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.