Kryesore

“Vizitova 3 pacientë të dyshuar me COVID-19 pa veshje speciale”, Rama flet pas dëshmisë së mjekut: Shkelje etike që t´i shërbejë një propagande

19:48 - 11.03.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me dëshminë e mjekut të Urgjencës së QSUT-së, Ilir Allkja, i cili ishte vetëkarantinuar pasi kishte vizituar tre pacientë, por pa veshjen speciale.




Rama shprehet se, dëshmia e mjekut i ishte dukur e çuditshme dhe hodhi poshtë pretendimin e mjekut se nuk ka veshje speciale në spitale, gjë që sipas tij e konfirmon dhe fotoja që vet Allkja ka hedhur në ‘Facebook’.

Ndër të tjera, Rama shton se është shkelje etike që një mjek t’i shërbejë një propagande të caktuar.

“Sapo dëgjova për dëshminë e mjekut në fjalë. U interesova menjëherë sepse ishte një dëshmi e çuditshme. Ajo që mora ishte fotografia e mjekut në fjalë, e postuar në faqen e tij nga vet ai. me një tekst dinjitoz që flet për sakrificën e vërtetë për të shpëtuar jetën e pacientëve. Me veshje speciale. Nuk ka asnjë mungesë zero për veshje speciale që duhet të trajtojë këto raste. po në të njëjtin informacion mora dhe mjekun në jetën e tij private. Jo të thotë “Rama ik’ Por të hidhet përpjetë dhe të kërkojë që dhe unë të hidhem përpjetë. Nëse mjeku si qytetar ka të drejtat e veta dhe bën detyrën e vet, gjë qe se vë kush në dyshim dhe pse është shkelje etike që t’i shërbejë një propagande të caktuar. Pasi mundet që një parti politike të angazhohet në këtë dezinformim skandaloz. Se besoj se ka të paqarta se pse dhe si mundet. Është hera e dytë në kaq pak kohë me tërmetin dje, para pak muajsh, dhe me këtë emergjencë që ka sfiduar botën. S’ndodhin në asnjë vend të botës”, tha Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.