Kryesore

“Është një grip që do prekë shumë prej nesh”, Rama: Nga nesër nuk do të ketë as taksi, sanksione nëse merr familjarë në makinën e punës

16:15 - 12.03.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama, gjatë një deklarate për mediat njoftoi masat e rrepta që janë ndërmarrë përsa i përket përhapjes së koronavirusit në vend.




Rama u shpreh se koronavirusi është një grip që do të prek shumë prej nesh.

“Gjithkush mund ta ketë edhe pse nuk ndejmë gjë. Na takon të mbrojmë të moshuarit”, shprehet Rama.

Rama shton se, marrja e personave të tjerë në makinë është e ndaluar dhe ata që e shkelin do të ndëshkohen me sanksione të rënda.

“Duke e marrë lehtë shkon me këmbët e tua drejt një katastrofe kombëtare. Sot kemi marrë një sërë masash të reja, e kërkojmë ndjesë për kufizimet e mëdha. Nëse jetoni në Tiranë e Durrës përulësisht zabtojeni, kjo luftë nuk luftohet ndryshe.

Do blindohet qarkullimi i makinave private nga Tirana e Durrësi. Nga nesër do të mbyllet qarkullimi i mjeteve private, dhe transporti ndërurban si edhe taksitë e cdo përmase. Do të mbyllet qarkullimi urban në Shkodër Lezhë, Elbasan, Lushnje Fier e Vlorë.

Lëvizja do të jetëei hapur për ambulancat, ato që transportojnë mallra. Janë domosdoshmëri për të mbrojtur cdo qytetar nga sulmi i koronës. Është një grip që do prek shumë prej nesh. Gjithkush mund ta ketë edhe pse nuk ndiejmë gjë. Na takon të mbrojmë të moshuarit.

Ndër ata që kanë shenja, shumica e kalon si grip i zakonshëm, edhe ata në spital shumica shërohen, por sërish nuk mund të vemë bast. kam besim, nuk kemi në dorë të vrasim armikun e padukshëm. Por kemi në dorë ta lodhim deri sa ta mundim. dhe me rritjen e temo. Zotit do ia dalim.

Duke respektuar këshillat,  me solidaritetin kombëtar asgjë tjetër nuk na duhet. Sipërmarrjet e veprimtarive prodhuese, do të lëvizin por duhet të akreditojnë punonjësit, e tyre emër për emër. Për kryerjen e punës, brenda perimetrit, punonjësist e aeroportit duhet të akreditohen pranë drejtorisë së policisë.

Marrja në makinë e personave të tjerë, është e ndaluar dhe do ndëshkohet me saksione të rënda.

DPSHTRR do të mbyllë shërbimet, deri në një urdhër të dytë, nuk jemi në emergjencë për patenta, por jemi në luftë për të mbrojtuar Shqipërinë nga armiku i padukshëm.

Dëshiroj të theksoj se kjo masë, për t’i dalë përballë në këtë hap tjetër kësaj sfide dhe për të ngadalësuar shtrirjen e armikut do të pasohet nga të tjera. Sot kemi ndërmarr inspektime në kompani fason e call center që nesër do jenë të mbyllura si të tjerat. janë të detyruara të respektojnë distancat teknike, nëse kur të rinisë aktivitetet do të konstatohet se nuk kanë kryer detyrimet për të mbrojtur veten, jo vetëm do mbyllen po do marrin përsipër cdo kosto të kësaj mbylljeje.” tha Rama, ku nder te tjera, miratoi nje tjeter propozim te kryedemokratit Basha, ate te mbylljes se fasonerive e call center.”- është shprehur Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.