KULTURË

Shkrimtari Namik Dokle: Rroftë jeta! Rrofshin miqtë! në djall virusi me kurorë!

12:25 - 12.03.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shkrimtari Namik Dokle e ka festuar ditëlindjen e tij të 75 në një mënyrë të veçantë: duke i ngritur himn jetës. Në një postim në Facebook, ai thotë se për shkak të ‘panikut’ të virusit COVID-19 kishte harruar edhe datën e tij të lindjes. Ai ka lindur më 11 mars 1946 në Durrës dhe është autor i disa dramave si: Era e lartësive 1974;
Të pamposhtur në shtrëngatë, 1975; Buka e pathyer, 1978; Mungojnë dy fishekë, 1980; Koha në gjunjë s’na ka parë, 1981; Mjegulla e dimrit të largët, 2003; Kthimi i të munduarve, 2003; Ura midis jetës dhe vdekjes, 2003; Anija fantazmë, 2004, Dënimi i dyte i Homerit, 2008.




Më poshtë postimi:

Paskam ditëlindjen sot! Nuk më vjen turp t’u them që e kisha harruar. Në këto ditë coronavirusi, shqetësimi e mundi kujtesën. Është normale që shqetësimi të mundë kujtesën, kur ke një mbese dhe një nip në Itali, kur ke vajzën dhe dhëndrin mjekë në spitale të Emilia Romanjes, zonë nga më të rrezikuarat. Po edhe në Tiranë, vajza mjeke dhe mbesa studente e mjekësisë. Poor…Rrofshin miqtë!!! Urimi i parë paska ardhur tre minuta pasi kisha hyre në vitin e 75-të të jetës, pastaj një tjetër, një tjetër e kështu dhjetëra e dhjetëra të tjerë… Madje edhe nga Motoki Nomachi, një mik nga Saporo e Japonisë… Prandaj, nga thellësia e shpirtit, më vjen urimi: Rrofshi, miq të dashur!!!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.