BLUETOOTH

“Dhunë psikologjike, asgjë s’është në dorën tonë”, Mozzik reagon lidhur me panikun e hapur

12:08 - 13.03.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Reperi i njohur Mozzik ka bërë, së fundmi, një status në rrjetin social Facebook për fansat e tij dhe të njëjtin më pas e shpërndau edhe në Instagram. Ai e ka cilësuar si një dhunë psikike panikun e përhapur për shkak të koronavirusit. Tutje, reperi me prejardhje nga Ferizaj shton se është mirë që të ndërmerren masa për t’u ruajtur, por që gjërat nuk varen nga ne. Mozzik i motivon fansat që të vazhdojnë të mbajnë pastërtinë dhe të jenë të kujdesshëm, teksa temën e koronavirusit e sheh më shumë si panik me interes për mediat, bizneset dhe politikën. “Dhunë psiqike, panik të çrregulluar pashë në Facebook e gjithkund rreth virusit. Kujdesi është mirë për secilën ditë të jetës, që t’ ia dedikojmë pastërtisë së shëndetit. Edhe të mos na bëhet vonë s’bën , po të paktën panikun e dhunën ndaj mendjes ta ndalojmë! Laj duart deri sa të ndalet uji mos i hiq, ngadalë ama kurrgjë, hiç kurrgjë s’kemi në dorë





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.