LIFE STYLE

A mund të bëni seks gjatë periudhës së Koronavirusit, ekspertët japin përgjigje

11:55 - 13.03.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Koronavirusi ka infektuar shumë njerëz nga mbarë bota dhe ka shënuar mbi 4 mijë viktima. Një pyetje që padyshim ka kaluar në mendjen e pothuajse të gjithëve është: A mund ta merret Koronavirusi nga seksi? Media britanike “express.co.uk” ka cituar për Qendrën për Kontrollin dhe Parandalimin e sëmundjeve se virusi përhapet kryesisht nga një njeri në tjetrin, sidomos kur janë në kontakt të ngushtë.




Virusi përhapet me spërkla kur një person i infektuar kollitet ose teshtit. Virusi është i pranishëm në pikat e frymëmarrjes prandaj shumë vende si psh Franca kanë dekujaruar njerëzit të puthen në faqe.Puthja me partnerin është shumë me intime se kaq por sipas eksperteve nuk ka prova që koronavirusi të përhapet me anë të lëngjeve trupore.

Lidhur me këtë çeshtje kanë reaguar dhe mediat italine.Shumë ekspertë e këshillojnë raportin intim pasi rrit imunitetin. Megjithatë në të tilla raste marrëdhëniet seksuale duhen kryer me partnerin në shtëpi dhe kurrsesi me partnerë të rastësishëm.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.