OPINION

29 vite nga rivendosja e marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri

11:46 - 16.03.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

9-VJETORI E RIVENDOSJES SE MARDHENIEVE DIPLOMATIKE SHBA-SHQIPERI NGJARJE E SHENUAR! SHBA PARTNERI KRYESOR STRATEGJIK I SHQIPERISE! FUQIZIMI I VAZHDUESHEM I KETYRE MARDHENIEVE PRIORITET KOMBETAR!




Te dashur miq,

29 vite me pare, vetem 3 muaj pas Levizjes Studentore te Dhjetorit dhe themelimit te Partise Demokratike, u rivendosen mardheniet diplomatike ndermjet SHBA-se dhe Shqiperise. Kete ngjarje te shenuar na e kane kujtuar Drejtori per Euro-Azine i Radios Zeri i Amerikes Z. Elez Biberaj si dhe Ambasadorja Amerikane ne Tirane Yuri Kim me statuset e tyre respektive ne Facebook dhe Tëitter. Mardheniet diplomatike me SHBA-ne u nderprene nga regjimi komunist i Enver Hoxhes pas marrjes se pushtetit me dhune ne vitin 1944. Rivendosja e ketyre mardhenieve ishte nje nder prioritetet kryesore te politikes se jashme te PD-se, e shpallur kjo qe ne formimin e saj ne mitingun themelues me 12 Dhjetor 1990 ne Qytetin Studenti. SHBA ka qene mbeshtetesi kryesor i reformave dhe zhvillimeve demokratike ne Shqiperi gjate ketyre 30 viteve per fuqizimin dhe konsolidimin e demokracise, per shtetin e se drejtes si dhe per lirite dhe te drejtat themelore te njeriut. SHBA dhe Presidenti Bush ishin mbeshtetesit kryesore per anetaresimin e Shqiperise ne NATO ne vitin 2009. SHBA ishte faktori kryesor per clirimin e Kosoves, shpalljen e pavaresise dhe njohjen nderkombetare nga rreth 115 vende, pavaresi qe u ratifikua edhe nga Gjykata Nderkombetare e Drejtesise. SHBA ka qene dhe mbetet partneri kryesor strategjik i Shqiperise dhe fuqizimi i ketij partneriteti mbetet prioritet kombetar!

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.