Sociale

Si t’ja shpjegojmë fëmijëve situatën e Koronavirusit?

11:35 - 17.03.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

OLTA MARKU




Bota po perballet me pandemine Covid 19. Ne si te rritur arrijme ta perceptojme dhe studiojme situaten te cilen po kalon vendi.Ne jemi te ndergjegjshem per rregullat qe duhet te zbatojme dhe per pasojat qe sjell ky virus. Femijet jane ata qe nuk e perceptojne dhe kuptojne kete situate, por ato arrijne te shohin merzitjen dhe friken e prinderve.

Cdo prind keto dite eshte perballur me pyetje nga me te ndryshme nga te vegjelit e tyre si psh: Perse ne po qendrojme ne shtepi? Pse nuk shkojme ne kopsht/shkolle? Pse nuk dalim te luajme me shoket ne park? Pse ju nuk shkoni ne pune? Cfare eshte Koronavirusi qe jep televizori? Keshilla e pare qe duhet te vihet ne zbatim esht qe duhet te shmangni televizionet qe japin keto informacione ne prani te femijeve. Femijet ne televizione duhet te shohin filma vizatimor dhe programe per moshen e tyre. Femijet bejne pyetje dhe pyetjet e tyre nuk duhet te injorohen pasi eshte shume e rendesishme qe ata te marrin pergjigje. Femijet jane ata te cilet nuk duhet te ndjejne ankth apo frike. Duhet ti mbajme sa me larg frikes se kesaj situate.Perjetimet emocionale te tyre jane me te rendesishmet.

Mos shfaqni panik, ankth, frike, tension ne prani te tyre. Jini te buzeqeshur dhe shijojeni periudhen qe po kaloni me to duke ju treguar dashurine dhe kujdesin ndaj tyre. Shpjegoje situaten ne te cilen ndodhemi duke ju pergjigjur pyetjeve te tyre ne menyrat me te ndryshme qe ata te arrijne te kuptojne aq sa duhet per moshen e tyre. Nepermjet lojrave dhe vizatimeve eshte nje menyre e mire pasi femija dhe zbavitet dhe merr pergjigjet e pyetjeve qe ben. Mund te ju jepet pergjigje pyetjeve te tyre kureshtare dhe nepermjet krijimit te nje histori si psh; ” Nje mikrob i vogel u krijua ne nje vend te botes. Ky mikrob u rrit dhe u be i madh. Ai mori dhe emrin Koronavirus sic ti e ke degjuar. Ky mikrob esht i padukshem. Ne nuk e shohim ate. Por ai esht nje mikrob shum i keq qe don te luftoje me njerezit.

Ai ka filluar te udhetoje ne te gjithe boten me makinen e tij te padukshme. Tek njerezit qe nuk mbajne paster rrobat, nuk lajne duart, peshtyjne ne rruge ky virus hyn ne trupin e tyre dhe i semure ato. Prandaj ne rrime ne shtepi, nuk ikim ne shkolle sepse ne nuk e dime nese shoket tane i kane mbajtur rregullat e pastertise. Nese ato nuk i mbajne rregullat e pastertise marrin mikrobin dhe ne duke ndenjur me to na e ngjesin ate. Ne kemi mesuar se gjithmone duhet te kujdesemi per veten, duhet te veshim rroba te pastra, duhet te lajme duart sa here qe prekim dicka, duhet te lajme dhembet, kur teshtijme apo kollitemi duhet te teshtijme dhe kollitemi ne shami dhe ta hedhim me pas ate. Mikrobi shkon tek njerezit qe smbajne paster veten dhe ambjentin, Prandaj te gjithe sebashku duhet te ndjekim rregullat e pastertise qe virusi te zhduket pergjithmone. Ne do rrime ne shtepi do mbajme paster veten dhe mikrobi kur te shohe se ne jemi te paster do ike per te mos u kthyer me. Ne do kenaqemi ne shtepi sebashku dhe kur te ike mikrobi do kthehemi ne shkolle dhe do dalim te luajme ne park” Shpjegojuani situaten me fjalet me te thjeshta.

Bejeni te ndjeje emocione pozitive dhe te kalojne bukur, ngrohte dhe zbavites periudhen e qendrimit ne shtepi. Angazhojini ato me vizatime,lexim,shkrim dhe zbaviteni ato me lojra te ndryshme. Kthejeni shtepine tuaj ne nje park lojrash ku ai te mos e ndjeje mungesen e lojrave jashte shtepise. Beju shok dhe luaj me te qe ai mos ta ndjeje mungesen e tyre. Organizo nje orar kinemaje ku ai te shohe filma vizatimor,shpjegoi shum shpesh rregullat e pastertise dhe edukojeni qe ti zbatojne ato. Duke ruajtur qetesine dhe mos perhapjen e panikut do jemi me optimistë per


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.