SHËNDET

Studimi/ Përdorimi i telefonit në tualet rrit rrezikun e prekjes nga koronavirusi

20:01 - 17.03.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sipas një studimi nga agjencia e marketingut Jellybean, të paktën 54% prej nesh marrin telefonat tanë celularë në tualet dhe luajmë me ta. Shkencëtarët aktualisht besojnë se COVID-19 mund të mbijetojë për nëntë orë ose më shumë në sipërfaqe të forta si plastike, metal, ose xhami i ekranit të telefonit tuaj celular.




Ndërsa numri i rasteve të infeksioneve koronavirus kalon 200 persona në Mbretërinë e Bashkuar, mediat kanë bërë publike një tjetër këshillë për të ulur rrezikun e përhapjes së këtij virusi.

Sipas një studimi nga agjencia e marketingut Jellybean, të paktën 54% prej nesh marrin telefonat tanë celularë në tualet dhe luajmë me ta. Shkencëtarët aktualisht besojnë se COVID-19 mund të mbijetojë për nëntë orë ose më shumë në sipërfaqe të forta si plastike, metal, ose xhami i ekranit të telefonit tuaj celular.

Kështu që telefoni është një vend i përshtatshëm që virusi të përhapet tek ju teksa shkruani në një vend jo shumë të pastër. Profesori William Keevil, nga Universiteti i Southampton tha për Metro: “Ju mund të lani duart, por nëse filloni të prekni ekranin tuaj të smartphone dhe më pas prekni fytyrën tuaj dhe kjo është një rrugë e mundshme e infeksionit”.

Larja e duarve tuaja për të paktën 20 sekonda disa herë në ditë është këshilla aktuale e qeverisë në Mbretërinë e Bashkuar.  Por një zakon i keq që e bëjnë shumë prej nesh mund të zhbëjë gjithë atë kujdes./Keshilla.net


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.