OPINION

Me vështrim nga shkenca, për vaksinën e shekullit

19:05 - 17.03.20 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prof. Asoc. Dr. Zaho GOLEMI




Që prej nëntorit të vitit të kaluar mbi 7.5 miliardë banorë të planetit tonë kanë “ndalur frymën”. Bota është përballur me kërcënimin më të madh global, me një re të madhe e të frikshme, kërcënuese të sigurisë botërore, por dhe me “krizën më të madhe shëndetësore të epokës”. Virusi Covid-19 u shfaq për herë të parë në Ëuhan të Kinës në nëntor 2019, si një “peshqesh” për njerëzimin dhe për tre-katër muaj pothuaj po shtrihet frikshëm në gjithë shtetet e botës. Aktualisht është përhapur më shumë se 2/3 e shteteve të botës me rreth 200 mijë raste të infektuarish e 7 mijë vdekje duke u kthyer në një problem global. Më 31 Janar 2020, Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur coronavirusin emergjencë shëndetësore globale, ndërsa më 11 Mars 2020 ky virus u shpall zyrtarisht Pandemi botërore. Pandemia e shkaktuar nga koronavirusi vazhdon të rritet. Aktualisht “më shumë raste dhe vdekje në pjesën tjetër të botës sesa në Kinë”, njoftoi Organizata Botërore e Shëndetësisë më 16 Mars, duke bërë thirrje për “një test për secilin rast të dyshuar”. Edhe analizat e plota për koronavirusin kushtojnë më shumë se 120 euro. Në këto ditë marsi të 2020-tës kur “COVID-19”, nuk është më një shaka, por një realitet i dhunshëm dhe i padukshëm i botës virusale. Armiku i padukshëm ka frikësuar dhe gjunjëzuar njerëzimin. Ky lloj “armiku” ja kalon armikut të dukshëm, të Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore, me tipare krejtësisht të padukshme, të pakapshme, të paarritshme.

Në jetët e karantinuara mendja njerëzore gjen shprehje profetike, ekserienca botërore të paqes dhe luftrave deri tek “LIIIB-bërthamore”, përgatitjet gjysëmshekullore të kërcënimeve nga të dy kampet politiko-ushtarake Lindje-Perëndim me mbushjet bërthamore të raketave, duke e shtrirë gjykimin mbi superiorët dhe supermacitë ndaj njëri-tjetrit, mbi “Luftën e Yjeve”, mbi satelitët rreth orbitës së Tokës, që “kontrollonin lëvizjet e armikut”, mbi miliarda dollarë armatime për supermacinë mbi armikun. Por sa e kishin parashikuar viruset e padukshëm mikroskopike, që u’a kalonin fuqive raketore e bërthamore. Viruse të padukshëm që janë as konvencional dhe as bërthamor, por të heshtur e vrastar të qënieve humane. Armiku i padukshëm ka gjunjëzuar psikologjikisht dhe ekonomikisht planetin, duke u kthyer në makth të qytetarëve, liderave botërorë, shërbimit kërkimor e shkencor të mjekësisë botërore. Dhetra skenarë kanë ngritur vende të mëdha e të vogla që kanë parashikuar nga më e keqja më e vogël deri në të keqen më të madhe kur vrusi të zaptojë në rreth 80% të popullatave, ku mund të bëjë që të “dorëzohen” edhe shtete me buxhete potenciale nga më të njohurat në botë.

Përballë kemi të ashtëquajturën: “Luftë e re botërore”, që Organizata Botërore e Shëndetit e quan “Pandemi Botërore”, pra nuk ishte goditje bërthamore, por goditje virale. Ndryshe nga luftrat e njërëzimi ku dy kampe rreshtoheshin përballë njera-tjetrës, në këtë betejë, bota, Perëndimi dhe Lindja janë bashkë, kundër “armikut” të përbashkët, që nuk luftojnë më me armët konvencionale të shkatërrimit, por ndodhen përballë kushtit të vetëm të gjetjes së “armës-vaksinë”!.

Planeti ynë më shumë se kurdoherë ndodhet përpara nevojës globale për vaksinën kundër koronavirusit. Opinioni publik botëror është sot gjithë sy e veshë nga shkenca e shkencëtarët. Janë afër zbulimit, testimit, eksperimentimit dhe shumë larg prodhimit të vaksinës. “janë shumë afër zbulimit të vaksinës së parë kundër Coronavirusit të ri”, “Do të jetë gati brenda 90 ditësh”, lajm i mirë nga Instituti Kombëtar Italian i Sëmundjeve Infektive Spallanzzani, drejt testimit tek njerëzit vaksina e parë e mundshme kundër koronavirusit…, shkencëtarët izraelitë, amerikanë, gjermanë, hollandezë, australianë… Disa prej tyre e “kanë zbuluar vaksinën kundër Coronavirusit”, por gjithmonë ka një “por”, duhet testuar, duhet provuar, duhet pritur, duhen rezultatet dhe kohëndarja midis zbulimit dhe prodhimit është të paktën 18 muaj, aq kohë sa mjafton të bëjë “kërrdinë”, sa një Luftë Botërore.

COVID-19, aktualisht në mbarë botën fal vetëm fëmijët, por nuk kursen as ministra, deputetë, kryeministra e presidentë në mbarë globin, vecanërisht moshën e tretë. Kushdo është i rrezikuar. Në këtë “luftë botërore”, siguria njerëzore kërkohet të jetë prioritarja, themelorja. Duket sikur Kina “ja ka hedhur”, ndërkohë që në fakt është e vërtetuar shkencërisht në Kinë se nëse nuk meret masa e vetkarantinimit, atëherë çdo person i prekur nga Covid-19, ka potencialin që të infektojë rreth 2.2 njerëz të tjerë, pra çdo 5 persona të infektuar mund ta transmetojnë virusin, të paktën tek 11 persona të tjerë që mund të jenë në kontakt. Kjo con automatikisht në në rritje të të infektuarve. Prandaj izolimi, e kuptuar vonë nga shumë lidera dhe qeveri në botë, është e vetmja mënyrë për të gjetur paqen e qetësinë e brendshme me veten, duke u ndërgjegjësuar për situatën e pazakontë të pandemisë botërore.

E gjithë shoqëria, individët, familjet, komuniteti, grupet shoqërore, qendrat e banuara në qytet e fshat lypset të kuptojnë e pranojnë këtë “luftë” e kërcënim serioz të tipit të ri, për jetën, për mbijetesën e shoqërisë e njerëzimit, këtë realitet me vrastarë të padukshëm, për t’i dhënë jetë të nesërmes me një realitet optimist.

Në këto situate, fatkeqësisht bota po shkon drejt një krize ekonomike globale, një “paralizë” e aktivitetit ekonomik, që mund ta kapërcejë dhimjen e “shocku”-ut ekonimik të kriza botërore financiare të 2008-ës. Historia modern mund të përballet me një recension ekonomik, me efekte të shtrira në kohë. Në “kohë lufte”, industria dhe “makineria” e sigurisë globale përball dy botë: botën ekonomike, të prodhimit nën masa “karantinimi” me botën e shëndetit publik edhe kjo e “superkarantinimit”. Bota e parasë po ndërgjegjësohet përballë sigurisë së një kërcënuesi që nuk val, që vret në heshtje dhe që nuk tregon as “armët”, as “mjetet” dhe as “forcat”. Qenra e rëndesës në këtë “betejë lufte” është bota mjekësore. Rregullat e lojës i vendos “kriza shëndetësore e epokës”.

Përballë një realiteti emergjent ndaj COVID-19 është një armatë shkencëtarësh, në garën e madhe zbuluese të vaksinës së shekullit. Analistë, gazetarë, shkencëtarë “nxjerrin kokën”, në detin e mistereve të viruseve dhe “duken” e “zhduken”, si përballë ajbergut me 1000 të panjohura. Shtete e qeveri, institute e lidera botërorë kanë “zgjidhur qesen” përballë së keqes botërore, ndonjë të ndërgjegjësuar edhe me vonesë. Eropianët nuk kanë qenë në unitet mendimi e veprimi, por përballë “vrasësit të padukshëm” janë duke u përbashkuar. Liderët e botës po i japin shansin vetes që të jenë ose të ngrihen në nivelin e të qënurit “lider”, në sytë e opinionit botëror. Shkencëtarët janë përballur me teknologji të reja por të patestuara kurrë tek njerëzit, edhe pse mbarë popullata e globit ndodhet gjithë sy e veshë nga shkenca e shkencëtarët për gjetjen reale të vaksinës së shekullit. Vaksina dhe vetëm vaksina ndaj koronavirusit, do të jetë shpëtimi për mbi 7.5 miliardë banorët e këtij planeti, siç ajo ka qenë ndaj malarjes, tifos, murtajës, fruthit, disanterisë, griprave të pulave, të derrave, të lopës së cmendur, të Ebolës, COVID-19. Sëmundje të vjetra e të reja kanë shfarosur ushtri dhe kombe, por ato kanë ndodhur në periudha kur njerëzimi nuk kishte shpikur vaksinën dhe higjiena personale i përkiste pakicës aristokrate. Po sot?. Edhe Shqipëria nuk ka ngelur mbrapa në masa parandaluese dhe shtrënguese, cka ecën në trendin e duhur të sigurisë publike, ku në ballë janë stafi mjekësor, si gjithmonë Policia e Shtetit dhe këtë herë përmes akteve administrative edhe disa reparte të Forcave të Armatosura. Shpejtësia e gjetjes dhe prodhimit të vaksinës do të ishte përgjigja më e mirë edhe ndaj teorive konspirative mbi origjinën e kompleksuar të koronavirusit. Pra me sytë nga shkenca, për vaksinën e shekullit!.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.